Mega ofertë nga gjiganti evropian për Alonson – 23 milionë euro pagë në vit

Bayern Munich ka nisur një mega ofertë për të tërhequr Xabi Alonson si trajnerin e tyre të ardhshëm, sipas raportimeve të fundit.
Ish-lojtari dhe trajneri aktual i Bayer Leverkusen ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha falë taktikave së tij të jashtëzakonshme në Bundesligë këtë sezon, ku ai e ka ekipin në një pozicion të fortë për të garuar për titull.
Sipas asaj që raportohet nga Daily Mirror, Bayern do të ishte i gatshëm t’i ofronte shumën mbresëlënëse prej 23 milionë eurosh Alonsos për të marrë drejtimin e ekipit nga Allianz Arena. Kjo ofertë do të përfaqësonte një rritje të konsiderueshme në krahasim me pagën e tij aktuale në Leverkusen dhe do ta vendoste atë në të njëjtin nivel të pagës me Pep Guardiolan.
Bayern Munich, i cili është në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të paralajmëruar të Thomas Tuchel në fund të sezonit, sheh Xabin si kandidatin ideal për të drejtuar skuadrën në sezonin e ardhshëm. Me një ofertë kaq të konsiderueshme financiare në tryezë, skuadra bavareze shpreson të bindë trajnerin spanjoll të pranojë postin.
Pavarësisht interesimit të Bayernit, Alonso e ka bërë të qartë se nuk do të marrë një vendim për të ardhmen e tij derisa të përfundojë sezoni aktual dhe ai ka luftuar për të gjitha titujt e mundshëm me Bayer Leverkusen.
Megjithatë, presioni po rritet mbi të dhe Bayerni pritet të kërkojë të përfundojë marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur për të siguruar trajnerin e tyre të ri për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjilani prezanton portierin e ri – Vokli Laroshi nënshkruan për dy vite

Liverpooli zyrtarisht njofton tërheqjen e numrit 20 në nder të Diogo Jotas

Trajneri i Chelseat zbulon prapaskenat e kalimit të Maduekes te Arsenali: Askush nuk i ka thënë të largohet

PSG ka dridhur themelet e Bernabeut, Alonso ka vendosur t'i largojë tre yje nga Real Madridi

UEFA përjashton Crystal Palacen nga Liga e Evropës

Usyk: I dua të gjithë kundërshtarët e mi, përveç njërit

Protesta kundër Artetas për transferimin e Maduekes, vandalizohet murali i Arsenalit nga fansat

Deklarata e vjetër e Maduekes për Chelsean rikthehet në qendër të vëmendjes

Jannik Sinner shkatërron Novak Gjokovicin, përballet me Alcarazin në finalen e Wimbledonit

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë