Fitoren e Edi Ramës në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, shtypi gjerman e ai në Zvicër e cilësojnë si mundësi për të gjithë Ballkanin.
Nën titullin “Artisti me dorë të mirë edhe për politikën”, gazeta zvicerane “Neue Zurcher Zeitung” vëren se, tendenca që ka Rama të thyejë tabutë mund t’i japë rajonit impulse të reja.
Edi Rama, sipas saj, i jep rëndësi faktit që të perceptohet si jokonformist dhe ky nuk është gjest mashtrimi, sepse Rama nuk është vetëm politikan i suksesshëm, por edhe artist.
Kur vjen puna te politika, Rama është zanatçi. Ai bën koalicione, largon kundërshtarët nga partia dhe e lustron imazhin e tij publik. “Rama ka karizëm si orator, sharmi dhe batutat e tij bëjnë të mundur të durohet egoja e madhe e tij”, vazhdon “NZZ”.
Por gazeta zvicerane i kushton vëmendje edhe politikës së Ramës në rajon. Ajo pretendon se “dinamika mes Ramës dhe Vuçiç mund të shfrytëzohet në mënyrë konstruktive”. Një marrëdhënie e mirë mes Tiranës dhe Beogradit mund të ndihmojë që të rifillojnë bisedimet e ngecura mes Serbisë dhe Kosovës.
“Fitorja e Ramës në këtë kuptim nuk është një mundësi vetëm për Shqipërinë”, thuhet në artikull.
Dellit artistik të Ramës i bën jehonë edhe “Berliner Zeitung”. “Një piktor fiton zgjedhjet në Shqipëri”, shkruan gazeta gjermane. Pas nënvizimit të karrierës së Ramës jo vetëm si basketbollist, por edhe si kryebashkiak i Tiranës, ajo nënvizon se udhëheqësi i PS-së duhet të tregojë tani se mund t’i çojë 2.9 milionë banorët e shtetit shqiptar drejt një mirëqenieje më të mirë dhe drejtësie sociale.
“Frankurter Allgemeine Zeitung” kujton nivelin e ulët të pjesëmarrjes në votime dhe shkeljet e konstatuara nga OSBE-ODHIR. “Por Rama, – theksohet aty, – ia doli t’ia hiqte LSI-së rolin e ‘kingmaker’-it”, transmeton tch.
Gazeta “Tageszeitung” nënvizon se, “që kryeministri Edi Rama me Partinë Socialiste do të fitonte zgjedhjet parlamentare, kjo ishte parashikuar në javët e kaluara. Por, që ai do të fitonte shumicën absolute, kjo është befasuese”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City