LAJMI I FUNDIT:

Mediat rumune e akuzojnë se Rrahmani i bojkotoi pas skandalit që ndodhi në Bukuresht, Rapidi sqaron se sulmuesi kosovar është operuar në tru

Mediat rumune e akuzojnë se Rrahmani i bojkotoi pas skandalit që ndodhi në Bukuresht, Rapidi sqaron se sulmuesi kosovar është operuar në tru

Shumë akuza ka pasur për Albion Rrahmanin, pasi sulmuesi kosovar nuk ka folur për mediat rumune pas ndeshjes në fundjavë që zhvilloi me Rapidin.

Reklama

Rapidi luajti në udhëtim te Otelul duke barazuar 0-0, derisa Rrahmani nuk është paraqitur për të folur me mediat pas ndeshjes.

Kjo ka bërë që mediat rumune të akuzojnë sulmuesin kosovar se nuk foli për ta shkaku i ngjarjeve të ndodhura në Bukuresht në sfidën Rumani – Kosovë.

Megjithatë ka qenë skuadra e llapjanit, Rapid Bukuresht që ka sqaruar gjithçka nëpërmjet një komunikate për shtyp.

Rapidi ka njoftuar se Rrahmani ka pasur një problem shëndetësor dhe është operuar pas një infeksioni në tru.

Njoftimi i plotë i Rapidit:

Pas përfundimit të ndeshjes së luajtur nga skuadra jonë në Galat, sulmuesi Albion Rrahmani u akuzua nga disa prej mediave sportive se nuk pranoi të marrë pjesë në intervistat e pas ndeshjes.

Klubi ynë është shumë i vetëdijshëm për manualin mediatik dhe detyrimin e lojtarëve të nominuar nga mbajtësit e të drejtave televizive për të marrë pjesë në intervistat flash pas ndeshjes.

Nga Rrahmani te Muriqi e Avdijaj – paraqitja e legjionarëve në fundjavë në arenën evropiane
Lexo po ashtu Nga Rrahmani te Muriqi e Avdijaj – paraqitja e legjionarëve në fundjavë në arenën evropiane

Prandaj duam të konstatojmë se mungesa e Rrahmanit nuk ka të bëjë me incidentet e ndodhura në ndeshjen e kombëtares me përfaqësuesen e Kosovës, siç spekuluan disa nga mediat sportive.

Ai nuk u paraqit në lojërat flash për shkak të disa problemeve mjekësore, me të cilat u përball gjatë javës së fundit. Albion kishte një infeksion në tru, i cili kërkonte operacion.

Me kërkesë të përfaqësuesve të klubit tonë dhe me pëlqimin e bartësve të të drejtave televizive, Rrahmani në intervista u zëvendësua nga një tjetër lojtar. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Kryetari i Gjilanit poston foto të një stadiumi modern dhe ironizon me projektin e Suharekës për stadiumin e ri

Kryetari i Gjilanit poston foto të një stadiumi modern dhe ironizon me projektin e Suharekës për stadiumin e ri

Kosovë
Messi shpjegon pse vendosi të bëjë tatuazhin e Barcelonës në këmbën e tij pasi iu bashkua PSG-së

Messi shpjegon pse vendosi të bëjë tatuazhin e Barcelonës në këmbën e tij pasi iu bashkua PSG-së

La Liga
Ernest Muçi spektakolar ndaj Aston Villas me dy gola – shpallet lojtar i ndeshjes

Ernest Muçi spektakolar ndaj Aston Villas me dy gola – shpallet lojtar i ndeshjes

Ligat tjera
Messi tregon keqardhjen që kishte te PSG pasi fitoi Kupën e Botës: Isha i vetmi lojtar i Argjentinës që nuk u nderua në klubin e tij

Messi tregon keqardhjen që kishte te PSG pasi fitoi Kupën e Botës: Isha i vetmi lojtar i Argjentinës që nuk u nderua në klubin e tij

Përfaqësueset
Kryetari i Komunës së Suharekës prezanton projektin për stadiumin e ri që do të ndërtohet në këtë qytet

Kryetari i Komunës së Suharekës prezanton projektin për stadiumin e ri që do të ndërtohet në këtë qytet

Kosovë
Granit Xhaka tjetër ndeshje prej lideri te Bayer Leverkusen – statistikat e tij ishin mbresëlënëse

Granit Xhaka tjetër ndeshje prej lideri te Bayer Leverkusen – statistikat e tij ishin mbresëlënëse

Liga e Evropës
Kalo në kategori