Përzgjedhësi i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic, nuk dëshiron ta drejtojë skuadrën në ndeshjen e sotme (e premte) kundër Kosovës – raporton vijesti.me.

Trajneri dhe lojtarët e lindur në Serbi, kanë qenë nën presion të madh të Beogradit dhe duket se politika ka fituar ndaj futbollit, ashtu që Tumbakovic refuzon të jetë trajner i Malit të Zi në takimin në Podgoricë.

Ljubisa Tumbakovic (Foto: Srdjan Stevanovic/Getty Images/Guliver)

Strategu serb, i cili është konsideruar si një profesionist dhe ka drejtuar lojtarë të nivelit të lartë, është gjetur përpara një sfide të pazakontë.

Gjithçka që ndodhi në përballjen Mal i Zi 1-1 Kosovë Gjithçka që ndodhi në përballjen Mal i Zi 1-1 Kosovë

Pas situatës së krijuar në dy ditët e fundit dhe duke marrë në konsideratë edhe ndeshjen që do të zhvillohet në Prishtinë, ai thuhet se ka vendosur që të mos qëndrojë në bankë sonte.

Njëherësh, për arsye jofutbollistike dhe kundër vullnetit të tyre pritet të mungojnë edhe lojtarët Filip Stojkovic dhe Mirko Ivanic.

Në bankë nuk do të jetë as asistenti i parë i Tumbakovicit, Sasa Jankovic, ndërsa ekipin do ta drejtojnë Miodrag Dzudovic dhe Dragoje Lekovic. /Telegrafi/