LAJMI I FUNDIT:

Mediat italiane: De Biasi qëndron te Shqipëria për të na sfiduar për Botëror

Mediat italiane: De Biasi qëndron te Shqipëria për të na sfiduar për Botëror

Deklarata e Gianne De Biasit se ‘dëshiron të vazhdojë rrugën e nisur’ me kuqezinjtë nuk ka kaluar jashtë vëmendjes së mediave italiane.

E përditshmja “La Repubblica” shkruan se trajneri konfirmon qëndrimin në stolin e Kombëtares shqiptare të futbollit dhe ky vendim do ta vërë përballë ‘axurrëve’ për eliminatoret e Botërorit.


“Pas prezantimit të shkëlqyer në finalet e “Euro 2016″, pasi skuadra e tij u eliminua për pak mes të tretave më të mira, De Biasi ka konfirmuar se dëshiron të ‘vazhdojë mrekullinë’.

Një vendim që do ta vendosë përballë Italisë në eliminatoret e 2018-s”,-shkruan “La Repubblica”.

Ndërsa pasqyron edhe vlerësimin që Kryeministri Edi Rama bëri ndaj teknikut në ceremoninë e pritjes që u organizua për kuqezinjtë sot në Tiranë.

Konfirmimi i De Biasit në stolin e Kombëtares është publikuar edhe në media të tjera italiane.

Portali i njohur sportiv “Goal.com” shkruan se De Biasi nuk u dorëzua nga eliminimi në “Euro 2016” dhe do të vazhdojë rrugën e nisur me ekipin e ndërtuar prej tij.

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori