Shtypi gjerman i kushton vëmendje të posaçme situatës në Kosovë, largimit të EULEX-it dhe rrugëve të reja të refugjatëve në Ballkan.
“Ajo që pushtetmbajtësit kërkojnë kaherë në Kosovë do të ndodhë në qershor: Misioni i Eulexit do të largohet, por do të mbetet një mision i vogël këshillues”.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, thotë se tani ata edhe vet mund t’i kryejnë këto punë.
“Nuk kemi nevojë për një mision tjetër të huaj me të drejta ekzekutive”.
Kështu fillon tekstin e tij në Neue Zürcher Zeitung gazetari Andreas Ernst.
“Eulexi ka qenë misioni më i madh i Bashkimit Evropian deri tani. Dikur ka pasur në Kosovë deri në 2000 policë, gjykatës dhe doganierë, ndërsa buxheti vjetor ka qenë rreth 200 milionë euro. Misioni është zvogëluar shumë herë, ndërsa aktualisht në Kosovë ka rreth 800 nëpunës, me një buxhet prej 60 milionë. Kosovarët e kanë përshëndetur ardhjen e Eulexit me shpresë se misioni do të vendosë barazinë para gjyqeve dhe do të mundësojë ndarjen e pushtetit. Pas heqjes së autonomisë së Kosovës në vitin 1989 nga autoritetet e Serbisë, në Kosovë nuk ka pasur shtet juridik. Ndërsa raporte demokratike nuk ka pasur as më parë. Misioni kishte paralajmëruar në fillim se do të ndiqen të gjithë, pavarësisht funksionit politik që kryejnë. Ato thoshin se do të peshkojnë edhe “peshq të mëdhenj”.
“Por shumë shpejt erdhi dëshpërimi. Proceset spektakolare munguan. Ankesat ndaj punës së Eulexit për mungesë aftësish dhe kompetencash u shtuan. Por edhe për pagesat e mëdha të personave që shumë pak i njohin rrethanat lokale. Kryetari i bashkisë në Prishtinë është ankuar se prokurorët e Eulexit nuk interesohen shumë për dokumentet e tyre që dëshmojnë korrupsionin në dhënien e tenderëve. Shumë shpejt erdhën edhe akuzat për korruptimin e vet Eulexit […] Shkrimet negative të mediave për Eulex ishin po ashtu pjesë e fushatës kundër tij. Këtë fushatë e kanë nisur qarqet politike në Kosovë, por edhe opozita majtiste, e cila këtë mision e sheh si një instrument të represionit kolonialist.”
“Në verën e vitit 2014, prokurorja e Eulexit, Maria Barnie doli në opinion me pohimet për korruptimin dhe ryshfetin e marrë nga dy kolegë të saj nga mafia e Kosovës. Kjo rezultoi me kërkesën e raportit të detajuar. Juristi francez Jean Pole Jeake konstatoi se akuzat e saj janë të pabaza, por kërkoi reforma. Reformat përfunduan vetëm me ndërrimin e funksioneve dhe uljen e numrit dhe të kompetencave të autoriteteve të Eulexit”.
“Ish-shefi i sektorit ekonomik Andrea Kapusela ka shkruar në vitin 2015 një libër ku thuhet se prokurorët e misionit u kanë ikur hetimeve të ndjeshme, ku ishin të përzier edhe krerët e politikës. Ai konstaton se ky ishte çmimi i ruajtjes së stabilitetit politik në Kosovë. Me fjalë të tjera, ndjekja e denjë penale do të thoshte edhe ‘regime change’ (ndryshimin e pushtetit). Përfaqësuesit e BE nuk kanë dashur t’i futen këtij rreziku”, shkruan NZZ.
Rrugët e reja të refugjatëve
E njëjta gazetë shkruan edhe për rrugët e reja të refugjatëve që po krijohen në Ballkan dhe shqetësimet e Austrisë me këtë fakt.
Kancelari Sebastian Kurz ka deklaruar se tani “po krijohet një rrugë e re e refugjatëve në Ballkan”.
Refugjatët po kalojnë përmes “rrugës shqiptare”, prej Greqisë nëpër Ballkanin Perëndimor e deri në Slloveni dhe Evropën Perëndimore.
Gazeta citon autoritetet e Austrisë se rrugët do të mbyllen në mënyrë hermetike, në qoftë se vazhdohet me këtë intensitet.
“Në Austri kanë ardhur deri në mars të këtij viti rreth 4.000 persona që kanë kërkuar azil. Këto ta kujtojnë kohën e krizës së vitin 2015, kur në Austri kanë kërkuar gjatë gjithë vitit azil rreth 90.000 vetë”.
Ndërsa gazeta “Süddeutsche Zeitung” shkruan se qeveria e Austrisë po fokusohet tek çështja e refugjatëve dhe ndihmat sociale që duhet të jepen.
Kancelari Kurz thotë se ata do të përpiqen të ruajnë sistemin social, sepse shumë persona vijnë atje vetëm për të kërkuar ndihma sociale. /DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rriten çmimet e sigurimeve për automjetet në Maqedoni
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë
Shtatë raste të dhunës në familje – gratë raportojnë për dhunë e dëbim nga shtëpia
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre