LAJMI I FUNDIT:

Mediat bien pre e lajmit të rrejshëm për vdekjen e Ratko Mlladiqit

Mediat bien pre e lajmit të rrejshëm për vdekjen e Ratko Mlladiqit

Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnje dhe Hercegovinës, Bisera Turkoviq, pak minuta më parë ka shkruar në Twitter se gjenerali serb, Ratko Mlladiq ka ndërruar jetë në qelinë e burgut.

Këtë informatë e kanë publikuar të gjitha mediat në rajon duke u thirrur në lajmin e publikuar në Twitter nga ministrja e Bosnjës, llogari kjo që doli të jetë “fake” në këtë rrjet social, transmeton Telegrafi.


Ajo madje kishte shkruar se këtë informacion ia kishin kumtuar zyrtarë të lartë të Tribunalit të Hagës në Holandë.

Megjithatë informacionin për vdekjen e tij e kanë demantuar zyrtarë të Tribunalit të Hagës, më saktësisht zëdhënësja Helena Eglston e cila tha për median serbe N1, se asgjë nuk ka të vërtetë.

“Informacionet për vdekjen e Ratko Mlladiqit nuk janë të vërteta dhe i demantojmë”, ka shtuar Eglston.

Ndërkaq e pyetur për gjendjen shëndetësore të gjeneralit serb, ajo ka thënë se gjendjen shëndetësore të burgosurit nuk e komentojnë.

Informacionet për vdekjen e Mlladiqit për N1 i ka demantuar, i biri i tij Darko Mlladiq.

“Sigurisht se do ta mësoja i pari që më ka vdekur babai”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori