LAJMI I FUNDIT:

Mediat angleze: Milot Rashica në radarin e Manchester Cityt, shihet si një nga emrat e mundshëm për zëvendësimin e Leroy Sane

Mediat angleze: Milot Rashica në radarin e Manchester Cityt, shihet si një nga emrat e mundshëm për zëvendësimin e Leroy Sane

Tashmë nuk është sekret që shumë klube e duan Milot Rashicën, pasi ai ka shkëlqyer këtë edicion te Werder Bremenit, ku ishte e vetmja pikë e fortë e kësaj skuadre.

Mediumi i fundit që shkruan për yllin tonë është ‘Manchester Evening News’, ku sipas tyre Manchester City ka bërë një listë me tre futbollistë që mund ta zëvendësojnë ylli e tyre Leroy Sane që mund të largohet.

Milot Rashica në këtë listë është së bashku me Leon Bailey e Bayer Leverkusenit dhe Marco Asensio e Real Madridit.

“Rashica vlerësohet lartë në mesin e top-klubeve në Evropë dhe përformancat e tij këtë stinor janë rritur me këto pritje. 23-vjeçari ka shënuar shtatë gola dhe asistuar katër herë në 20 ndeshje në Bundesligës, që është një bilanc mjaft i mirë në një skuadër si Werder Bremeni që po lufton për mbijetesë”, thuhet në shkrimin e Manchester Evening News.

“Ëerderi do të detyrohet të shesë lojtarë nëse bie nga elita. Sa i përket stilit të lojës, roli i Rashicës si një sulmues i brendshëm do të përshtatej në sistemin e Guardiolas. Ndonëse luan me të djathtën, ai shpesh luan në anë të majtë të sulmit dhe ka aftësi për të luajtur edhe si alo e po ashtu edhe si organizator”.

“Shkathtësi të tilla të treguara te një skuadër në vështirësi e bënë sulmuesin nga Kosova një opsion interesant për Guardiolan për ta eksploruar. Ai mund të jetë në dispozicion për maksimalisht 34 milionë euro”, ka shkruar gazeta angleze.

Rashica vlerësohet rreth 30 milionë euro, gjë që nuk do të ishte problem për Manchester Cityn. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori