LAJMI I FUNDIT:

Media të njohura ndërkombëtare i japin jehonë dënimit të Gruevskit

Media të njohura ndërkombëtare i japin jehonë dënimit të Gruevskit

Dënimi i Nikolla Gruevskit me dy vite burg, për lëndën e PSP-së, “Tanku”, shkaktoi jehonë në mediat ndërkombëtare me emër, si “Washington Post”, “BBC”, e Deutsche Welle”, apo edhe “Reuters”.

“Washington Post” shkruan se gjykata vendosi që Gruevski, si kryeministër në periudhën 2006-2016, ka ndikuar ndaj personave zyrtar në blerjen e një mercedesi me vlerë prej rreth 600 mijë euro.

Gazeta thotë se Gruevski kishte mohuar çfarëdo lloj pune joligjore, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nikolla Gruevski dënohet me dy vite burg në lëndën “Tanku”
Lexo po ashtu Nikolla Gruevski dënohet me dy vite burg në lëndën “Tanku”

“Deutsce Welle” shkruan se Gruevski kishte kërkuar nga ministresha Gordana Jankulloska që të blehet vetura luksoze, dhe se do të mbetet në liri deri në plotfuqinë e vendimit.

“Reuters” shkruan se Gruevski është konsideruar fajtor për ndikim në komision tenderues për të mbështetur një furnizues veturash Mercedes, në këmbim të favoreve të furnizuesit.

Ndërsa “BBC” shkraun se prokuroria përdori përgjimet e paligjshme për të dëshmuar se Gruevski kishte ndikuar te komisioni tenderues për mbështetje të një furnizuesi veturash mercedes, për të blerë një të tillë për përdorim personal të tij./Telegrafi/

Ky Mercedes e mallkoi Gruevskin (Foto/Video)
Lexo po ashtu Ky Mercedes e mallkoi Gruevskin (Foto/Video)

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori