LAJMI I FUNDIT:

Media gjermane: Shkaku i demarkacionit, Kroacia e Sllovenia po shkojnë drejt një konflikti të armatosur!

Media gjermane: Shkaku i demarkacionit, Kroacia e Sllovenia po shkojnë drejt një konflikti të armatosur!

Dy anëtarët e NATO-s dhe Bashkimit Evropian po lëvizin drejt një konflikti në grindjet e tyre rreth demarkacionit, paralajmëron gazeta gjermane Handelsblatt dhe vë në dukje se përdorimi i forcës policore nuk përjashtohet.

Sipas mediave kroate, përcjell Telegrafi, media gjermane shkruan se të gjitha shenjat tregojnë se po shkohet drejt një tensionimi të marrëdhënieve kroato-sllovene mbi Gjirin e Piranit, në të cilën situatë nuk përjashtohen “konflikte të armatosura”.


“Të premten, Sllovenia synon të fillojë zbatimin e gjykimit në arbitrazhin ndërkombëtar, sipas të cilit ky vend i takon dy të tretave të gjirit”.

“Policia sllovene do të marrë kontrollin e ‘detit tonë’”, citohet të ketë thënë kryeministri Miro Cerar.

“Kroacia do ta kundërshtojë këtë, pasi konsideron arbitrimin si të pavlefshëm”, citohet më tej ai.

Index.hr, duke cituar mediumin gjerman shkruan se vërehet se “BE ka shpenzuar shumë energji për t’i sjellë këto dy vende në procesin e arbitrazhit” dhe se më pas Sllovenia “shkeli në mënyrë të konsiderueshme rregullat procedurale”, gjë që çoi Kroacinë të tërhiqej nga arbitrazhi.

Megjithatë, arbitrazhi u rifillua dhe në vendimin përfundimtar, mediat shkruajnë se Sllovenia ishte “më mirë në det – dhe Kroacia, kur është fjala për kufirin tokësor”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Azia
Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Azia
Kush ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi?

Kush ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi?

Azia
Një zyrtar thotë se Izraeli nuk është i përfshirë në vdekjen e Raisit

Një zyrtar thotë se Izraeli nuk është i përfshirë në vdekjen e Raisit

Azia
Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Kalo në kategori