Ajo vazhdon të jetë singël, së paku në publik, por kjo nuk do të thotë se qëndron e vetmuar në shtrat.

Beatrix Ramosaj ka një “mik” të veçantë me të cilin ndan edhe shtratin dhe ai është qeni i saj, transmeton Telegrafi.


Këngëtarja ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku bën selfie me Ozzyn, siç quhet qeni i saj.

“Ne, pa të meta”, ka shkruar ajo në gjuhën angleze nën fotografinë e postuar, e që duket se është realizuar në qytetin turistik shqiptar të Sarandës. /Telegrafi/