Me gjoksin në rend të parë dhe getat transparente, Bebe Rexha ndez fansat me paraqitjen provokuese në Instagram: Ndjehem kaq e lirë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale me disa fotografi të reja të publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
36-vjeçarja i shoqëroi imazhet me mbishkrimin e shkurtër, por domethënës: “Ndjehem kaq e lirë”, duke lënë të kuptohet se po kalon një periudhë të mirë dhe të çlirët në jetën e saj.
Në fotografitë e publikuara, Bebe shfaqet me një paraqitje mjaft të guximshme dhe glam, ku dominon ngjyra e zezë. Ajo ka zgjedhur një korset të zi prej lëkure, të kombinuar me detaje dantelle dhe çorape me motive, ndërsa pamjen e kompleton me një pallto/aksesor me pupla, një rrip të gjerë me detaje metalike dhe syze të zeza që i japin edhe më shumë “vibe” misterioze.
Në një prej fotove, Rexha pozon brenda një ambienti të ngrohtë shtëpiak, ndërsa në një tjetër shihet në makinë, me të njëjtën veshje, duke reflektuar një stil të kuruar deri në detaj.
Po ashtu, një nga imazhet bie në sy për atmosferën artistike, ku këngëtarja shfaqet nën ndriçim vjollcë, e mbuluar me një pëlhurë të tejdukshme, duke krijuar një efekt vizual dramatik.

Publikimi i këtyre fotove u shoqërua me komente të shumta nga ndjekësit, të cilët e komplimentuan për paraqitjen dhe energjinë që po transmeton.

Ndërkohë, Bebe Rexha vijon të jetë në fokus edhe për projektet e saj muzikore, teksa është vetëm një muaj larg nga publikimi i albumit të saj më të ri, njëherësh të katërtit në karrierën e saj, "Dirty Blonde". /Telegrafi/



































































