LAJMI I FUNDIT:

MË FALNI

MË FALNI

Nga: Leonard Cohen
Përktheu: Fadil Bajraj

Më falni, zotërinj dhe zonja,
nëse nuk mendoj për veten
si sëmundje.
Më falni nëse pranoj Shpirtin e Shenjtë
pa ju treguar juve.
Më falni,
Komisarë të Perëndimit,
nëse nuk mendoni
se kam vuajtur mjaftueshëm. /Marrë nga numri i pestë i revistës “Akademia”/