Steve McManaman ka thënë se Manchester Unitedi ka nevojë për një lojtar si Jude Bellingham më shumë se rivalët e Ligës Premier, Manchester City dhe Liverpooli.

18-vjeçari Bellingham ka vazhduar të impresionojë për Borussia Dortmund këtë sezon dhe ish-mesfushori i Birmingham po lidhet sërish me një rikthim në futbollin anglez.

Unitedi bëri një ofertë prej 30 milionë funte për Bellinghamin në vitin 2020 përpara se të transferohej në Bundesliga dhe McManaman beson se klubi nga Old Trafford duhet të bëjë një tjetër tentim për transferimin e reprezentuesin anglez.

Rangnick dëshiron një mesfushor të ri, tre emra në listën e dëshirave të tij Rangnick dëshiron një mesfushor të ri, tre emra në listën e dëshirave të tij

“Ai i ka të gjitha atributet për të qenë një superyll. Kur shikoni skuadrat dhe ekipet që mund ta blejnë atë, Manchester United do të kishte nevojë për atë lloj lojtari si mesfushor qendror”, ka thënë fillimisht McManaman për Horseracing.net.

“Manchester City, me Rodri, Ilkay Gundogan, Bernardo Silva, nuk ka edhe aq nevojë. Liverpool ka marrë Jordan Henderson, Thiago, Fabinho. Sigurisht që do të ishte një nënshkrim i mrekullueshëm, ai është një lojtar i madh, por nëse Liverpooli ka nevojë për të tani është një gjë tjetër”.

“Henderson po shkon drejt fundit të karrierës së tij. James Milner gjithashtu. Pra, Liverpool mund të marrë gjithmonë një tjetër mesfushor qendror, por tani konkurrenca është shumë e ngjeshur aty”.

“City mund ta strehojë atë, por ata kanë një bollëk lojtarësh të mëdhenj atje dhe ai mund të mos luajë”.

Liverpooli udhëheq garën për transferimin e Jude Bellingham Liverpooli udhëheq garën për transferimin e Jude Bellingham

“Unë mendoj se Unitedi ka nevojë për një qendër mesfushor të tillë. Nemanja Matic dhe Juan Mata janë në fund të karrierës së tyre dhe Paul Pogba mund të largohet”.

“Pra, nëse ka një ekip që ka nevojë për një lojtar si Jude Bellingham, ai është Manchester United”, përfundoi ish-reprezentuesi anglez. /Telegrafi/