LAJMI I FUNDIT:

MC Beka: Duetet në Kosovë po bëhen nga frika se nuk ia dalin vetëm  

MC Beka: Duetet në Kosovë po bëhen nga frika se nuk ia dalin vetëm  

Njihet si reperi i parë në Kosovë. Bekim Latifi i njohur si MC Beka në emisionin “Histori Suksesi” në RTV Dukagjini, ka ardhur e një rrëfim për jetën dhe karrierën.

I lindur dhe rritur në Prishtinë, reperi thotë se prejardhjen e babait e ka nga Llapi ndërsa të ëmën e ka nga Peja. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Ai ka mbaruar studimet për Shkenca Kompjuterike. Thotë se ka qenë gjenerata e parë e programerëve në Kosovë.


Kënga e parë e tij e njohur për publikun është “Shehidja” e lansuar në vitin 1989. Beka thotë se kjo këngë mbetet ndër më të dashurat në karrierën e tij pasi përmes kësaj kënge ai kujton lidhjen me shumë miq.

Një bashkëpunim të rëndësishëm Beka ka pasur edhe me grupin Marigona me të cilët ka pasur edhe superhitin “O Lopt e mia”.

Për këtë hit, Beka ka sqaruar edhe disa thash e theme se gjoja për këtë këngë ai ka pasur një incident në Ferizaj.

Bekim Latifi thotë se asgjë nuk ka të vërtet se gjoja e ka sulmuar dikush sepse sipas tij koncertet janë të siguruara mirë nga policia dhe është shumë e vështirë që dikush nga publiku të sulmojë artistët.

Beka ka pasur edhe një bashkëpunim me Adelina Ismailin duke bërë këngën “Boll ma” si pjesë e një kampanje kundër korrupsionit dhe gjërave tjera negative.

Artisti ndër të tjera ka thënë se duetet në Kosovë po bëhen për të shtyrë përpara projektet e jo si projekte artistike. Sipas tij ka duete të mira, por shumica e tyre që po bëhen sot janë për shkak të pamundësive për t’ia dalë ballë i vetëm.

“Edhe unë kisha kërkuar ndihmë nëse duhet me mbijetua diqysh përmes një dueti. Sot e shoh që në koncerte të ndryshme këngëtarët e këndojnë këngën vet pa qenë mysafiri që ishte pjesë e duetit. Më herët projektet që kanë qenë duete nuk janë kënduar pa qenë të dy artistët”, tha ndër të tjera reperi MC Beka. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bardhi flet për jetën familjare dhe Sarën: I plotësoj çdo dëshirë, më pëlqen t'i bëj surpriza

Bardhi flet për jetën familjare dhe Sarën: I plotësoj çdo dëshirë, më pëlqen t'i bëj surpriza

Magazina
Dalin pamjet nga kaosi në koncertin e Yll Limanit në “Lollipop” – të shtëna, përleshje dhe panik në zonën VIP

Dalin pamjet nga kaosi në koncertin e Yll Limanit në “Lollipop” – të shtëna, përleshje dhe panik në zonën VIP

Magazina
CEO i Astronomer jep dorëheqje pas skandalit në koncertin e Coldplay

CEO i Astronomer jep dorëheqje pas skandalit në koncertin e Coldplay

Magazina
U tallën me të pas daljes nga BBVK, Xheneta fal dy prej ish-banoreve, nisin pushimet bashkë

U tallën me të pas daljes nga BBVK, Xheneta fal dy prej ish-banoreve, nisin pushimet bashkë

Magazina
Charli XCX martohet me George Daniel në një ceremoni intime në Londër

Charli XCX martohet me George Daniel në një ceremoni intime në Londër

Magazina
Anibar vazhdon mbështetjen për talentët nga Kosova dhe rajoni përmes iniciativës “Pitch It!”

Anibar vazhdon mbështetjen për talentët nga Kosova dhe rajoni përmes iniciativës “Pitch It!”

Magazina
Kalo në kategori