LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet rrethi i parë në Ligën e Parë në të dyja grupet – Dinamo dhe Ulpiana lidere

Mbyllet rrethi i parë në Ligën e Parë në të dyja grupet – Dinamo dhe Ulpiana lidere

Janë mbyllur ndeshjet e javës së nëntë të Ligës Parë në të dyja grupet A dhe B, ku Dinamo dhe Ulpiana janë në pozitat e para.

Liga e Parë ka sistem me tri faza, ku zhvillohen gjithsej 27 ndeshje.


Në Grupi A, Vëllaznimi ka fituar derbin e kësaj jave duke e mposhtur Suharekën me rezultat 1-0. Fitore ka shënuar edhe Trepça ’89 duke mposhtur Phoenixin me rezultat 4-0.

Tri ndeshje janë mbyllur pa fitues, ku Istogu dhe Drenica kanë ndarë pikë pas barazimit 1-1. Me të njëjtin rezultat u mbyll edhe takimi mes Rahovecit dhe Trepçës. Pa gola u mbyll takimi mes Rilindjes 1974 dhe Dinamos së Ferizajt.

Këta të fundit janë lider në grup me 23 pikë, ndërsa pas tyre vjen Suhareka me 16 pikë. Në pozitat tre dhe katër janë Trepça dhe Trepça ’89.

Në Grupin B, Vllaznia e Pozharanit ka marr një fitore të madhe duke e mposhtur liderin, Ulpianën me rezultat 2-1.

Vushtrria dhe Flamurtari kanë ndarë pikë në barazimin 1-1, ndërsa me të njëjtin rezultat u mbyll edhe ndeshja Prishtina e Re – Ramiz Sadiku.

Kika ka mposhtur 2 Korrikun me rezultat 1-0, ndërsa Vjosa ka fituar derbin e javës duke e mposhtur me rikthim Ferizajn me rezultat 2-1.

Ulpiana është lider me 21 pikë edhe pas humbjes, ndërsa Prishtina e Re është e dyta me 20 pikë. Në vendin e tretë është Vjosa me 19 pikë, ndërsa Ferizaj ka mbetur prapa pasi me 14 pikë mban vendin e katërt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Kalo në kategori