eksperti ad

Liverpooli dhe Barcelona po zhvillojnë një lojë të bukur mes vete, ku pjese e parë është mbyllur 1-0 në të mirë të anglezëve.

Ndeshja nisi shumë mirë për Liverpoolin që arritën të shënonin në minutën e shtatë.


Ishte Divock Origi që shënoi pas një topi të kthyer nga portieri.

GettyImages 1147613155 Festa e golit . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Barcelona tentoi të kundërpërgjigjet me dy raste të Leo Messit dhe një të Philippe Coutinhos, por sukses.

Ndeshja ishte në vazhdim e zjarrtë me të dy klubet që luftonin për çdo top në fushë.

GettyImages 1147618424 Pamje nga ndeshja . (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Kishte raste, por shumica nga to përfundonin pa rrezik. Messi dhe Alba rrezikuan në fund, por Alisson ishte në vend.

Rezultati i mirë për Liverpoolin, që mund të shpresojnë në pjesën e dytë. /Telegrafi/

telegrafi sport app