LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtësi i Barcelonës i njohur ndryshe si ‘The Monster’ ka shënuar tre gola në katër ndeshjet e fundit

Mbrojtësi i Barcelonës i njohur ndryshe si ‘The Monster’ ka shënuar tre gola në katër ndeshjet e fundit

Barcelona njihet historikisht për akademinë e tyre ‘La Masia’ që ndër vite ka prodhuar futbollistë me potencial të madh. I tillë është edhe qendërmbrojtësi Mikayil Faye, i cili po vazhdon të dëshmojë se ka një të ardhme të ndritur.

Faye, i cili ndryshe njihet me nofkën ‘The Monster’, ka shënuar një gol të rëndësishëm për Barca Athletic, për t’i ndihmuar ata të fitojnë ndeshjen ndaj Sestaos me rezultat 2-1.


Me një shkëputje fantastike në ajër, Faye shfrytëzoi një krosim nga bashkëlojtari i tij Unai Hernandez për të çuar topin në rrjetën e kundërshtarit.

Ky ishte pra goli i tretë i Fayes në katër ndeshjet e tij të fundit për Barca Athletic, shifër kjo impresive duke marrë parasysh se ai është vetëm një qendërmbrojtës.

Kjo nuk ishte hera e parë që ai bie në sy me paraqitjet e tij, pasi më herët ai kishte tërhequr vëmendjen e Xavit, i cili madje e kishte ftuar së fundmi në ndeshjen ndaj Mallorcas ani pse nuk i ka dhënë minuta.

Fabrizio Romano zbulon të vërtetën për transferimin e mundshëm të Lamine Yamal te PSG-ja
Lexo po ashtu Fabrizio Romano zbulon të vërtetën për transferimin e mundshëm të Lamine Yamal te PSG-ja

Vetëm 24 orë pas asaj ndeshje me Mallorcën, ai i ndihmoi ekipit të Rafa Marquez që të marrë fitoren e katërt nga gjashtë takimet e fundit në ligë.

Për Faye ka pasur interesim të madh nga klubet e mëdha evropiane, ku ndër më të interesuarit për shërbimet e tij ishin francezët e Lille, por që blaugranasit refuzuan kategorikisht shitjen e talentit senegalez./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet plani i Carlo Ancelottit për Arda Guler

Zbulohet plani i Carlo Ancelottit për Arda Guler

La Liga
Publikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt

Publikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt

Boks
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Sa para do të fitojë Barcelona për pozicionimin në vendin e dytë në La Liga

Sa para do të fitojë Barcelona për pozicionimin në vendin e dytë në La Liga

La Liga
Van Dijk pyetet për të ardhmen te Liverpooli, por holandezi jep sinjale se mund të largohet

Van Dijk pyetet për të ardhmen te Liverpooli, por holandezi jep sinjale se mund të largohet

Premier League
Kalo në kategori