LAJMI I FUNDIT:

“Mbreti i budallallëkut”, ish-numri një i tenisit kështu e përshkruan Djokovicin e pavaksinuar

“Mbreti i budallallëkut”, ish-numri një i tenisit kështu e përshkruan Djokovicin e pavaksinuar
Djokovic gjithashtu u përjashtu më herët nga Australian Open shkaku i mos-vaksinimit kundër Covid-19

Ish-numri 1 i botës, Marcelo Rios e ka etiketuar Novak Djokovicin si ‘mbretin e budallallëkut për shkak të qëndrimit të tij ndaj vaksinimit për COVID-19.

Tenisti serb dështoi të merrte pjesë Australian Open në janar pasi qeveria ia hoqi vizën për herë të dytë për shkak të statusit të tij të vaksinimit dhe e përjashtoi nga vendi i tyre.

Sa i përket këtij viti, Djokovic u paraqit vetëm në një turne – pasi kishte luajtur vetëm tre ndeshje në një event në Dubai në shkurt.

Të pavaksinuarit Djokovic, Australia ia ndalon hyrjen për tre vjet
Lexo po ashtu Të pavaksinuarit Djokovic, Australia ia ndalon hyrjen për tre vjet

Mungesa e serbit nuk u ndej fare në Australian Open, pasi edhe ashtu Rafael Nadal ishte ylli i turneut – i cili fitoi titullin e tij të 21-të Grand Slamit në Melbourne Park.

Rios, i cili ishte nënkampion i Australian Open në vitin 2008, është i shqetësuar se persona si Gjokoviç mund të shfaqin edhe te personat e tjera veprimet e idiotësisë.

Duke folur për gazetën La Tercera , Rios tha: “Është marrëzi, ai do të heqë dorë nga gara dhe nuk do të jetë më i miri në histori për shkak të vaksinimit që është i realizuar nga të gjithë”.

Rios (foto më lart në Monte Carlo Open në 2000) i cili ishte nënkampion i Australian Open në 2008, është i shqetësuar se qëndrimi i vaksinimit të Gjokoviç do të vazhdojë të ndikojë në karrierën e tij
Foto: Ish-numri 1 i botës në tenis, Marcelo Rios

Ish-numri 1 i Botës vazhdoi duke thënë: “Unë mendova të njëjtën gjë (fillimisht), por më pas nisa të udhëtoj dhe e kuptova se përse duhej ta merrja atë”.

“Nuk e di cila është arsyeja, por nëse po përpiqesh të jesh më i miri në histori dhe do të heqësh dorë nga gara për disa vaksina, duhet të jesh mbreti i budallallëkut. Besoj se në fillim ishte nga frika, por tani po tregohet shumë arrogant”, ka shtuar më tej ai.

Kryeministri i Australisë e godet rëndë të pavaksinuarin Novak Djokovic: Tani është koha ta shijojmë tenisin
Lexo po ashtu Kryeministri i Australisë e godet rëndë të pavaksinuarin Novak Djokovic: Tani është koha ta shijojmë tenisin

Djokovic u detyrua të largohej nga Australia pas 11 ditësh orvatje me policinë australiane. Ai u pa në aeroportin e Melburnit nën shoqërimin e Policisë Federale Australiane më pak se tre orë pasi gjyqtarët morën vendimin unanim.

Djokovic u përjashtua gjithashtu nga turnetë ATP 1000 në Indian Wells dhe Miami, i paaftë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara pa një dëshmi vaksinimi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori