LAJMI I FUNDIT:

MBP ngrit padi kundër të punësuarit në burgun e Idrizovës

MBP ngrit padi kundër të punësuarit në burgun e Idrizovës

Sektori për Punë të Brendshme në Shkup ka ngritur padi penale kundër të punësuarit në “Idrizovë” për shkak se në shtëpinë e tij në Shkup ka kultivuar kanabis dhe ka poseduar pa leje armë dhe eksploziv, përcjell Telegrafi Maqedoni.

G.S (40) është dorëzuar në Prokurorinë themelore publike në Shkup me padi penale “prodhim jo ligjor i lëndëve narkotike” dhe “posedim pa leje të armëve dhe eksploziv”. Gjykatësi i ka shqiptuar masë prej 30 ditë paraburgim.


MPB-ja njoftoi se i padituri, i punësuar si mbykëqirës në burgun e Idrizovës, në vitin 2016 në mënyrë joligjore ka blerë lëndë narkotike dhe i ka mbjellë në shtëpinë e tij në rajonin e Lisiçesh së Poshtëm./Telegrafi/