LAJMI I FUNDIT:

Mblidhet Qeveria në Vlorë, në skaner puna e ministrave

Mblidhet Qeveria në Vlorë, në skaner puna e ministrave

Ka nisur në Vlorë, në rezidencën qeveritare mbledhja informale e Qeverisë së Shqipërisë. Të pranishëm janë të gjithë ministrat, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi si dhe sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla.

Ministrat do të raportojnë mbi programin që kanë zbatuar pas marrjes së detyrës si dhe projektet që nuk kanë mundur të realizojnë.


Raporti do të jetë skaner i plotë i punës, ndërsa do të jetë një pikë e fortë për të vendosur, nëse do të qëndrojnë në detyrë, apo do të largohen në vjeshtë.
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar për ndryshime në shtator, rifreskim të kabinetit. Pas mbledhjes në Vlorë do të vendoset dhe data e mbledhjes së Asamblesë.

Aty besohet se Kryeministri do të bëjë të ditura ndryshimet, si dhe programin me prioritetet e muajve të ardhshëm. /Abcnews.al/Telegrafi/