LAJMI I FUNDIT:

Mbledhja e dy qeverive, Berisha propozon dhënien e dyshtetësisë për shqiptarët: Rama duhet të njihte gjenocidin serb në Kosovë

Mbledhja e dy qeverive, Berisha propozon dhënien e dyshtetësisë për shqiptarët: Rama duhet të njihte gjenocidin serb në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sot për mbledhjen e përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës që po mbahet në Prishtinë. 

Në një komunikim me gazetarët, Berisha tha se çdo mbledhje e përbashkët midis qeverive të të dy vendeve është akt që duhet të përshëndetur.


Megjithatë Berisha shtoi se Kryeministri Edi Rama “nëse do të kishte minimumin e respektit për qytetarët e Kosovës, vuajtjet dhe sakrificat e tyre në më shumë se 150 vitet e fundit, duhet të shkonte në Kosovë, duke njohur gjenocidin serb në Kosovë”.

“Janë 1400 engjëj, vogëlushë, qenie të pafajshme, të cilët u vranë, u therën, u dogjën vetëm e vetëm për fajin se kishin prindër shqiptarë. Pra, mendoj se në këtë aspekt, mohimi që ai i bën gjenocidit ciklik serb në Kosovë, që fillon nga gjysma e dytë e shekullit të 19-të dhe përfundon me operacionin ‘Patkoi’ në vitet ‘98-‘99, është një aktakuzë shumë e rëndë për karakterin, për ndërgjegjen e tij kombëtare, por edhe për vlerat e qytetarinë e tij”, tha Berisha gjatë fjalës së tij.

“T’i mohosh këto, është një lloj si të shkelmosh mbi shpirtrat dhe gjakun e tyre. Por kur këta janë shqiptarë, kjo është forma më e lartë e tradhtisë kombëtare”, ka shtuar Berisha.

Sipas Berishës, shqiptarët presin një marrëveshje për dhënien e dyshtetësisë ose shtetësisë sipas dëshirës.

“Ndaj dhe unë mund të kem shumë probleme të tjera për të shtruar përpara jush, por zgjodha vetëm këtë sepse edhe marrëveshjet- unë i ndoqa recitimet e përfaqësuesve të qeverisë shqiptare- ndërkohë kur shqiptarët presin dyshtetësi apo shtetësi sipas dëshirës. Kjo është marrëveshja që presin shqiptarët. Por këtë natyrisht krahas njohjes së gjenocidit ciklik, kjo do jetë marrëveshja e parë, përveç heqjes së taksës në Rrugën e Kombit, që do firmoset nga qeveria e ardhshme e Partisë Demokratike,” tha Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori