LAJMI I FUNDIT:

Mbi 8.100 vende të lira pune të evidentuara në APRM

Mbi 8.100 vende të lira pune të evidentuara në APRM

Sipas të dhënave statistikore të Agjencisë për Punësim të Republikës së MAqedonisë (APRM) në tregun e punës ka nevojë për mbi 8.100 punëtorë nga profesione të ndryshme, më së shumti ato me arsim profesional. Pagat në konkurse qëndrojnë identike te të gjithë punëdhëndësit – 10.800 denarë, aq sa është paga minimale aktuale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Gjendja duhet të ndryshojë. Punëdhënësit duhet të kuptojnë se nuk mund të vazhdojnë me dhënien e pagave aq të ulëta. Me këtë vazhdim nuk do të ketë punëtorë, madje në disa sektorë veçmë ballafaqohen me këtë problem’, tha Rade Nenadiç nga Agjencia për ndërmjetësim në punësim.


Ekspertët rekomandojnë që të rinjtë të regjistrohen në ato drejtime që janë deficitare në tregun e punës. Si shembull jepet çmimi për ardhjen e një mjeshtri të cilit do qoftë profesion kushton 1.000 denarë. Si më të paguarit në treg jepen programuesit kompjuterik dhe thuhet se prej tyre nuk ka të papunë.
Qeveria për këtë çështje premtoi rritje të pagës minimale nga shtatori dhe Propozim ligji është në Kuvend. Dallimin prej 2.000 denarë, nga 10 mijë në 12 mijë denarë, në dy vitet e para do t’a subvencionojë Qeveria./Telegrafi/