LAJMI I FUNDIT:

Mbi 4 mijë emigrantë arrijnë në kufirin SHBA-Meksikë, ushtria monitoron çdo lëvizje (Foto/Video)

Mbi 4 mijë emigrantë arrijnë në kufirin SHBA-Meksikë, ushtria monitoron çdo lëvizje (Foto/Video)

Më shumë se 4 mijë emigrantë kanë arritur në Tihuana, qytet ky në veriperëndim të Meksikës përgjatë vijës kufitare me SHBA-të.

Ushtria ka marrë urdhra që të reagojë nëse është e nevojshme. Vetëm dje (e mërkurë) me autobusë, por edhe duke ecur kanë arritur qindra emigrantë me prejardhje nga Amerika Qendrore që janë “stacionuar” në kufirin Meksikë-SHBA, transmeton Telegrafi.

Qendra për pranim është mbushur me emigrantë ku disa prej tyre janë vendosur në kampet e improvizuara. Ushqimin është duke ua shpërndarë një pjesë e aktivistëve dhe përfaqësues të organizatave bamirëse.

Mediat lokale raportojnë se nga 4 mijë emigrantët që kanë mbërritur 400 prej tyre janë fëmijë. Shumica e këtyre emigrantëve synojnë të shtrojnë kërkesën për azil në SHBA, por derisa të shqyrtohet kërkesa e tyre ata mund të presin deri në një vit. /Telegrafi/