LAJMI I FUNDIT:

Dëmtohet gypi, mbetet pa ujë “Bregu i Diellit” në Prishtinë

Dëmtohet gypi, mbetet pa ujë “Bregu i Diellit” në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se është dëmtuar një gyp i ujit në lagjen “Bregu i Diellit” dhe se pa furnizim me ujë të pijshëm kanë mbetur qytetarët e kësaj lagjeje.

Në njoftim thuhet se ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin e gypit, transmeton Telegrafi.


“Dëmtohet gypi i ujit me diametër fi 200 mm, në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë, në afërsi të Ambulantës, sërish nga palë të treta, konkretisht nga kontraktorë të KEDS-it. Pa furnizim me ujë të pijshëm nga ora 17 e 45, mbetet zona qendër e lagjes në fjalë.Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin e gypit”, thuhet në njoftim.

KRU “Prishtina” thekson se sa do të zgjasë sanimi, varet nga natyra e dëmtimit. /Telegrafi/