LAJMI I FUNDIT:

Mbesa e befason anëtaren e jurisë duke u shfaqur në audicionet e “The Voice Australia” – fansat e akuzojnë shfaqjen për nepotizëm

Mbesa e befason anëtaren e jurisë duke u shfaqur në audicionet e “The Voice Australia” – fansat e akuzojnë shfaqjen për nepotizëm

Trajnerja e “The Voice Australia”, këngëtarja e famshme Jessica Mauboy u emocionua kur u kthye për të parë mbesën e saj Saraya Mauboy-Hudson në skenë gjatë episodit të së martës.

Por, ndërsa 17-vjeçarja dha një interpretim të fuqishëm të këngës “Stay” nga Rihanna, fansat që e shikonin shfaqjen nga shtëpia ishin të menjëhershëm me reagimet e tyre, duke ngritur pikëpyetjen se si ajo u lejua në shfaqje, shkruan DailyMail.


“Ajo shkon në ekip me Ritën dhe fiton The Voice 2021! Nuk ka nevojë të shihni finalen e madhe, njerëz”, shkroi një fans i revoltuar në Twitter, kjo pasi vitin e kaluar “The Voice Australia” e fitoi vëllai i këngëtarit Guy Sebastian, i cili është gjithashtu trajner në spektaklin e talenteve.

Shumë shikues cinikë thanë se fitorja e Sarayas ishte një përfundim i pashmangshëm për shkak të lidhjeve të saj familjare me Jessicën.

“Saraya zgjedh skuadrën e Rita Orës! O Zot i madh. A e mori Rita fituesen në ekipin e saj?”, shkroi një tjetër fanse në Twitter.

Reagimi befasues i Rita Orës kur konkurrentja në "The Voice Australia" këndon këngën e saj në audicionet e fshehura
Lexo po ashtu Reagimi befasues i Rita Orës kur konkurrentja në "The Voice Australia" këndon këngën e saj në audicionet e fshehura

Të tjerët argumentuan se nuk mendonin se ishte e drejtë që Saraya të lejohej të merrte pjesë në audicionet e fshehura.

“Uroj që kjo shfaqje të ndalojë së lejuari familjen dhe miqtë të hyjnë. Unë nuk njoh ndonjë konkurs tjetër që e lejon atë”, komentoi një tjetër fans i frustruar.

“Nepotizëm më i përgjakshëm me mbesën e Mauboy këtë vit. Ne kishim vëllain e Guy-t vitin e kaluar. Patetike”, komentoi një i dytë.

“Unë mendoj se ‘The Voice’ është atje për të nisur karrierën e anëtarëve të familjes së trajnerëve”, shtoi një i tretë.

Jessica ishte dukshëm emocionuesee kur pa mbesën e saj në skenë në audicionet e fshehura.

“Oh Zoti im”, tha Jessica në mosbesim, pasi ktheu karrigen në gjysmë të performancës së këngëtares së re.

“Çfarë po ndodh? Çfarë po ndodh?”, pyeste ndërkohë kolegia e saj, trajnerja tjetër e “The Voice Australia”, Rita Ora.

“Hej, Raya!” Jess tha mes lotësh, gjë që e shtyu Ritën të pyeste: “A e njihni njëra-tjetrën?”.

“Po, ajo është mbesa ime”, u përgjigj Jessica.

“Nuk është çudi që ajo mund të këndojë ashtu”, tha Rita ndërsa ngushëlloi Jessicën e emocionuar.

“Unë nuk mendoj se është e drejtë të kesh dikë me të cilin ke lidhje në ‘The Voice’”, bëri shaka Guy, vëllai i të cilit Chris Sebastian fitoi në mënyrë kontroverse spektaklin e talenteve vitin e kaluar.

Duke i befasuar të katër gjyqtarët me performancën e saj, Saraya përfundoi duke zgjedhur të jetë në ekipin e udhëhequr nga Rita Ora. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Doja Cat sjell fotografi tejet të guximshme në bikini, duke pozuar në një dërrasë sërfi

Doja Cat sjell fotografi tejet të guximshme në bikini, duke pozuar në një dërrasë sërfi

Magazina
Debati mes Romeos dhe Arbër Hajdarit, reagon Donaldi: Durim shpirt, s’je rrugaç

Debati mes Romeos dhe Arbër Hajdarit, reagon Donaldi: Durim shpirt, s’je rrugaç

Magazina
Dua Lipa dhe i dashuri i saj Callum Turner duken tejet të lezetshëm, gjatë shëtitjes në New York

Dua Lipa dhe i dashuri i saj Callum Turner duken tejet të lezetshëm, gjatë shëtitjes në New York

Magazina
Fotografitë e jashtëzakonshme ‘para dhe pas’, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Bianca Censori, që kur u martua me Kanye West

Fotografitë e jashtëzakonshme ‘para dhe pas’, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Bianca Censori, që kur u martua me Kanye West

Magazina
“La gruan në xhakuzi dhe iku te Juli” – Banorët kritikojnë rëndë Romeon pasi la Heidin të vetme në suitë

“La gruan në xhakuzi dhe iku te Juli” – Banorët kritikojnë rëndë Romeon pasi la Heidin të vetme në suitë

Magazina
Kalo në kategori