LAJMI I FUNDIT:

Mbaroi takimi i liderëve të partive shqiptare, Ahmeti premton një takim tjetër

Mbaroi takimi i liderëve të partive shqiptare, Ahmeti premton një takim tjetër

Ka mbaruar takimi i liderëve shqiptarë i cili ishte inicuar nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ku morën pjesë vetëm përfaqësues të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, Gzim Ostreni dhe Vesel Memedi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky takim sipas tyre ka qenë mjaft konstruktiv dhe miqësor, ndërkohë që rezultatet e këtij takimi do të bëhen publike për opinionin gjatë ditës së nesërme permes njoftimit zyrtar.


Sipas Zhurnal, Ahmeti ka thënë se do të inicojë edhe një takim tjetër, duke i ftuar përsëri Lëvizjen Besa dhe PDSH-në të jenë pjesë e takimit./Telegrafi/