LAJMI I FUNDIT:

Mbappe u largua i frustruar me Luis Enriquen pas barazimit të PSG-së kundër Dortmundit

Mbappe u largua i frustruar me Luis Enriquen pas barazimit të PSG-së kundër Dortmundit

Kylian Mbappe mbeti i frustruar me trajnerin Luis Enrique pas barazimit të Paris Saint-Germain kundër Borussia Dortmund të mërkurën mbrëma në Ligën e Kampionëve.

PSG erdhi nga disavantazhi për të siguruar një pikë kundër Dortmundit të mërkurën mbrëma. Goli i Warren Zaire-Emery në minutën e 56-të anuloi golin hapës të Karim Adeyemi në minutën e 51-të.


Mbappes iu ‘refuzua’ një gol në pjesën e parë pasi Niklas Sule bëri një largim heroik nga vija e portës.

Barazimi në Gjermani i sheh gjigantët francezë të përfundojnë në vendin e dytë në Grupin F pas Dortmundit, i cili kryesoi grupin me 11 pikë.

Borussia Dortmund dhe PSG ndahen në paqe, të dyja kalojnë tutje
Lexo po ashtu Borussia Dortmund dhe PSG ndahen në paqe, të dyja kalojnë tutje

Paaftësia e PSG-së për të mposhtur skuadrën e Edin Terzic nuk i pëlqeu Mbappes, i cili nuk ishte i kënaqur me taktikat e Enriques për të ruajtur barazimin.

Ai dëshironte të shënonte në mënyrë që PSG të kryesonte Grupin F dhe sipas gazetës franceze Le Parisien, 24-vjeçari nuk u përmbajt dhe shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit pas rezultatit.

Sipas Canal Plus, Mbappe shpejt kaloi rrugën e tij nëpër zonën mediatike dhe në autobusin e skuadrës, ku u ul vetëm për disa minuta para se t’i bashkohej pjesa tjetër e shokëve të tij të skuadrës.

Vendimi i spanjollit për të luajtur në mënyrë konservative erdhi pasi Milani kaloi në epërsi ndaj Newcastle United, që do të thoshte se një humbje kundër Dortmundit do t’i kishte lënë ata të humbnin kualifikimin në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tre favoritët e Jose Mourinhos për Euro 2024 - por veçon njërin më shumë

Tre favoritët e Jose Mourinhos për Euro 2024 - por veçon njërin më shumë

Përfaqësueset
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti ngritë dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngritë dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kalo në kategori