LAJMI I FUNDIT:

Mbappe theu rekordin e madh të Messit në Ligën e Kampionëve

Mbappe theu rekordin e madh të Messit në Ligën e Kampionëve

Kylian Mbappe arriti një tjetër moment historik në karrierën e tij tashmë vezulluese duke u bërë lojtari më i ri që arrin shifrën e 30 golave në Ligën e Kampionëve, duke thyer rekordin e mëparshëm të mbajtur nga bashkëlojtari i tij te PSG, Lionel Messi.

Sulmuesit francez iu deshën vetëm 70 sekonda për të hapur rezultatin kundër Club Brugge në Parc des Princes.


Duke vepruar kështu, ai arriti 30 gola në Ligën e Kampionëve në moshën 22 vjeç e 352 ditë, ndërsa Messi ishte 23 vjeç e 131 ditë kur arriti atë moment historik në vitin 2010.

Goli hapës i Mbappes ishte goli më i hershëm i PSG-së në Ligën e Kampionëve që nga shtatori 2016, kur Edinson Cavanit iu deshën vetëm 42 sekonda për të shënuar kundër Arsenalit.

Nuk iu desh shumë kohë që Mbappe të gjente edhe një herë rrjetën, sulmuesi që shënoi pas pasimit të Angel Di Maria për të dyfishuar epërsinë e PSG-së pas vetëm gjashtë minutash e 23 sekondash.

Kjo përfaqësonte dy golëshin e dytë më të shpejtë nga një lojtar që nga fillimi i një ndeshje të Ligës së Kampionëve, pas vetëm Rodrygos, të cilit iu deshën vetëm gjashtë minuta e 13 sekonda për të shënuar dy herë për Real Madridin kundër Galatasary në nëntor të vitit 2019.

I kënaqur me shënimet e tij, Mbappe më pas u kthye në ofrues të shërbimeve, duke asistuar për Messin për të arritur golin e tretë të PSG-së pas 38 minutave.

Mbappe tani ka 11 gola dhe 14 asistime në 22 paraqitje në të gjitha garat për PSG-në deri më tani këtë sezon.

PSG, e cila tashmë ishte e garantuar të përfundonte e dyta në Grupin A, e mbyll sezonin e saj me 11 pikë nga gjashtë ndeshje, një pikë prapa fituesit të grupit, Manchester City. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori