Me golin e shënuar ndaj Borussias së Dortmundit, ai çoi në pesë rrjetat e tundura në fazën me eliminim direkt të turneut, duke u bërë lojtari më i ri që e arrin këtë shifër në moshën 18 vjeç e katër muaj.

Njëkohësisht, ai u bë futbollisti i parë në historinë e Ligës së Kampioneve që ka shënuar në të katër ndeshjet e para me eliminim direkt të turneut, pasi ka realizuar si në të dy ndeshjet kundër Manchester Cityt, ashtu edhe në të dy takimet kundër Dortmundit.


Që tani, ai ka realizuar në fazën me eliminim direkt të turneut po aq gola sa Antonie Grizmann.

Ndërsa i mjafton të shënojë edhe një herë tjetër për të arritur emra si Syvian Wiltord, David Trezeguet e Franck Ribery që kanë luajtur rregullisht në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve. /Telegrafi/

telegrafi sport app