LAJMI I FUNDIT:

Mbahet tryezë për arsimin e lartë në Kosovë

Mbahet tryezë për arsimin e lartë në Kosovë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka organizuar Tryezën e rrumbullakët për arsimin e lartë në Kosovë, e cila është ndihmuar nga USAID-i, World Learning dhe Programi TLP-SP.

Në këtë tryezë kanë marrë pjesë ekspertë vendorë e ndërkombëtarë të arsimit, përfaqësues të USAID-it, përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë, përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë dhe të shoqërisë civile.


Bytyqi, me këtë rast, falënderoi USAID-in që vazhdimisht e ka përkrahë këtë ide dhe ka që të krijohet një tryezë e rrumbullakët dhe të diskutohet për pjesën shumë të rëndësishme të sistemit arsimor, pra për arsimin e lartë.

“Forma që e kemi zgjedhur me partnerët në diskutimet e përbashkëta që ta kemi një tryezë të rrumbullakët në nivel nacional, e cila do të ketë në përbërje ekspertë të arsimit të lartë, do të ishte mundësia më e mirë që të dalim me një strategji nacionale për arsimin e lartë në Kosovë”, tha ministri Bytyqi.

Ministri i Arsimit tha se Kosova e ka pasuri të madhe rininë, prandaj theksoi se duhet të kujdesen që për këtë kapital të madh të krijohen mundësi dhe institucione, në mënyrë që kjo pasuri të shfrytëzohet ashtu siç duhet.

“Shfrytëzimi më i mirë i kësaj rinie është që ne t’iu ofrojmë një edukim të mirëfilltë, veçanërisht kur flasim për pjesën më të rëndësishme të edukimit të tyre, pra për arsimin e lartë, që këta të rinjë të bëhen më pas edhe bartës të proceseve të zhvillimit të vendit tonë”.

Ministri tha se në këtë tryezë mund të kyçen edhe akterë të tjerë dhe në fund të rezultojë me një dokument që do të hapë një perspektivë tjetër për sistemin e arsimit të lartë në Kosovë. Ndërsa, ai theksoi se do të jetë gjithmonë në dispozicion për të dëgjuar mendimet dhe për t’i shtyrë ato përpara.

Ndërsa, Paul Vaca, përfaqësues i USAID-it në Kosovë falënderoi ministrin Bytyqi për vizionin që ka pasur për këtë nismë, për të cilën tha se është shumë e rëndësishme për të ardhmen e arsimit të lartë në Kosovë.

“Kam shpresë se debati që do të gjenerohet në këtë tryezë të rrumbullakët do të vazhdojë të ketë çasje të hapur në mënyrë që të arrijmë të krijojmë një strategji e cila shikon drejt të ardhmes, e cila promovon llogaridhënien dhe e cila u përgjigjet nevojave të rinisë kosovare”, tha ai.

Ndërkaq, Carl Hammerdorfer nga Programi TLP-SP, po ashtu falënderoi ministrin Bytyqi dhe tha se ky grup do të merret me të gjitha institucionet që përgatisin të rinjtë për tregun e punës.

Po ashtu, rëndësinë e kësaj tryeze e theksoi edhe William Trigg nga USAID-i, i cili tha se është koha që të lëmë anash skepticizmin dhe të punojmë së bashku që të ndërtojmë një sistem pozitiv të arsimit për të ardhmen e Kosovës, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori