Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës dhe ajo e Greqisë, kanë mbajtur sot në formë virtuale, forumin e tretë ekonomik ku në fokus ishte sektori i energjisë.
Përfaqësues të bizneseve dhe institucioneve nga Kosova dhe Greqia, ishin pjesë e këtij forumi me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve, si dhe forcimin e lidhjeve biznesore të kompanive kosovare dhe greke.
Në hapje të forumit ekonomik, ministrja e MPJ-së, Donika Gërvalla ka vlerësuar se ky forum përbën një hap të rëndësishëm për bashkëpunimin ekonomik mes të dy vendeve.
“Këtë forum e vlerësojmë si një investim të veçantë në marrëdhëniet e përgjithshme ndërmjet Kosovës dhe Greqisë. Teksa nxisim bashkëpunimin, ne jemi gjithashtu të hapur dhe të gatshëm për të krijuar marrëdhënie të reja në fusha të tjera si shkenca, sporti, kultura, etj.”, ka theksuar Gërvalla gjatë forumit.
Pjesë e forumit ishin edhe zëvendësministri i Jashtëm grek për Diplomaci Ekonomike dhe Hapje, Kostas Fragogiannis kryetarët e Odave Ekonomike të Kosovës dhe të Odës Ekonomike dhe Industriale të Pireut.
Diskutimet dhe prezantimet e zhvilluara përgjatë këtij forumi kanë pasur si pikë qendrore tregun energjetik të Kosovës dhe Greqisë, dhe në përgjithësi rrjedhat zhvillimore në ketë treg në Ballkan.
Gjatë forumit kanë prezantuar disa kompani kosovare të sektorit të energjisë si dhe janë zhvilluar diskutime me kompani greke rreth mundësive të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në ketë treg.
Gjithashtu janë realizuar prezantime mbi potencialet për investime nga përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës si dhe nga Agjencia KIESA.
Ky forum është i treti me radhë dhe është organizuar me iniciativën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, si dhe me koordinimin e Zyrës Ekonomike dhe Tregtare të Kosovës në Athinë dhe me bashkëpunimin e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) dhe Odës Ekonomike dhe Industriale të Pireut në Athinë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Sistemi bankar stabil
Qytetarët së shpejti do të rimbursohen për kthimin e shisheve të plastikës, qelqit e kanaçet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë