LAJMI I FUNDIT:

Mazreku e Muharremaj biseduan lidhur me sigurimin për katastrofat natyrore

Mazreku e Muharremaj biseduan lidhur me sigurimin për katastrofat natyrore

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës (ShSK), Sami Mazreku, është takuar të premteë me kryetarin e Komunës së Suharekës Bali Muharremaj.

Mazreku dhe Muharremaj janë pajtuar për marrjen e veprimeve të përbashkëta lidhur me avancimin e projektit të UNDP-së lidhur me financimin e zvogëlimit të rrezikut.


“Po ashtu, është diskutuar lidhur me çështjen e ndodhjes së aksidenteve në Komunën e Suharekës, si dhe mundësitë e mbulimit me sigurim CAR (mbulimi i rreziqeve në ndërtim) nga akterët në këtë komunë dhe të tjera”, thuhet në njoftimin e ShSK-së. /Telegrafi/