LAJMI I FUNDIT:

Mavraj: Do të luajmë për Panuccin, ka mbështetjen tonë

Mavraj: Do të luajmë për Panuccin, ka mbështetjen tonë

Mërgim Mavraj ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes që Shqipëria e zhvillon ndaj Uellsit.

Kapiteni i Shqipërisë ka folur për rezultatet e dobëta por edhe për trajnerin Christian Panucci.


Sipas Mavrajt, duhet që të analizojnë gjërat dhe se Shqipëria ka tjetër mundësi të kualifikohet.

“Është shumë e vështir të gjesh ça mungon, është rasti të analizojmë gjërat, kemi mundësi tjetër të kualifikohemi, shqiptarët kanë treguar që në kohë të vështira janë treguar te fortë”.

“Futbolli nuk është vendi i duhur për të treguar trimëri, të marrësh gjithë përgjegjësitë. Në futboll tregohet në fushë, unë kam thënë gjithmonë që trajneri e ka mbështetjen tonë, jemi me të”, tha Mavraj.

Tutje mbrojtësi i Arisit, ka thënë se nesër ndaj Uellsit do të luajnë për Panuccin që e ka përkrahjen e lojtarëve.

“Ndoshta, nesër do të luajmë edhe për trajnerin tonë. Përkrahjen tonë e ka”, deklaroi Mavraj.

“Kur dalim në fushë nuk është se nuk e përkrahim trajnerin, nuk luajmë as kundër e as për inat, as nuk gabojmë. Këto janë gjëra që janë pjesë e futbollit dhe nuk ka lidhje pse trajneri u largua, erdhi, ngeli. Ne mundohemi, nuk është se nuk mundohemi, ajo që ndodhi ishte ndoshta nga mbingarkimi, kishim dëshirë të madhe për të fituar, nuk mendoj se kemi luajtur kundër trajnerit apo nuk kemi bërë çfarë ka thënë trajneri”

“Mënyra e lojës ka ndryshuar komplet, siç kemi luajtur është nata me ditën. Nuk ka më mirë apo më keq, nuk na takon të vlerësojmë, kemi bërë ndryshim, kemi qarkulluar më shumë topin. Ka hapësira për kundërshtarin, jemi duke u fokusuar në një repart por është mënyra e lojës që ka ndryshuar. Kur bën presing, krijon hapësira dhe nuk na ndodh vetëm ne”, u shpreh Mavraj. /Telegrafi/