Mbrojtësi shqiptar, Mërgim Mavraj, u ka dhënë një mesazh tifozëve shqiptarë.
Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka komplimentuar përkrahjen e kuq e zinjve ndaj kombëtares.

Sipas tij, pa tifozët nuk është asgjë e mundur, shkruan Telegrafi.


“Mbështetja juaj, oksigjeni jonë. Zoti na dhëntë sukses të gjithëve”, u shpreh Mavraj në Facebook.

Mavraj ishte prej më të mirëve në dy ndeshjet e para të Euro 2016 dhe ai pritet të startojë edhe ndaj Rumanisë. /Telegrafi/

telegrafi sport app