LAJMI I FUNDIT:

Matthis de Ligt te Juventusi: Nga lënia në bankën rezervë, te përpjeka e Ronaldos ta mbajë në humor të mirë, e deri te interesimi i Barcelonës

Matthis de Ligt te Juventusi: Nga lënia në bankën rezervë, te përpjeka e Ronaldos ta mbajë në humor të mirë, e deri te interesimi i Barcelonës

Matthijs De Ligt po kalon një kohë të vështirë te Juventusi, e para që prej transferimit të tij gjatë verës nga Ajaxi.

Pagesa e madhe e transferimit prej 75 milionë euro që Juve pagoi te Ajax për të marr një nga lojtarët më të lakmuar të Evropës vitin e kaluar, nuk ishte e mjaftueshme për t’ia garantuar atij një vend në formacion.


Për trajnerin Maurizio Sarri, mbrojtësi nuk është zgjidhja e parë dhe holandezi duket se po ndjen efektin e të qenit jashtë formacionit.

De Ligt ka heshtur – madje edhe llogaria e tij në Instagram është e qetë dhe nuk ka pasur asnjë koment nga ai pas fitores së ekipit të tij 4-0 ndaj Cagliari të hënën.

Ai ka kaluar pesë ndeshjet e fundit në bankë rezervë: Sarri ka zgjedhur Merih Demiral përpara mbrojtësit të ri, i cili tani ulet pranë Sarrit gjatë ndeshjeve.

Dueli me mbrojtësin qendror turk ngjalli shqetësim te De Ligt dhe heshtja në rrjetet sociale duket se është një shenjë e një bezdi të vogël për mosparaqitjen e në fushë në 30 ditët e fundit.

Pas humbjes 3-1 nga Lazio në Romë në fillim të dhjetorit, ai e humbi vendin e tij si partneri i Leonardo Bonuccit.

“Të luash 23 ndeshje pas dëmtimit të (Giorgio) Chiellinit, të mësosh një gjuhë të re të huaj dhe të përshtatesh me ritmin e shpejtë të Serisë A nuk është e lehtë për De Ligt. Tani ai po pushon dhe po shërohet nga një dëmtim”, ka thënë Sarri.

Por, në fund të fundit për De Ligt, udhëtimi nga kapiteni dhe gladiatori i Ajax te rezerva e Demiral te Juventusi, nuk është një gjë që e mendonte si fillim për vitin 2020, shkruan Daily Mail.

“De Ligt e dëshiroi fort kalimin te Juventusim sepse donte të shkonte në klubin më të mirë për mbrojtësi”, ka thënë agjenti i tij Mino Raiola për transferimin e holandezit.

“Në Torino ai punon me më të mirët sepse dëshiron të bëhet më i miri në botë”.

Por De Ligt refuzoi edhe klube të tjera, siç është Barcelona, ​​sepse ai nuk do të luante menjëherë në zemër të mbrojtjes.

Një dëmtim në shpatull nuk mund të konsiderohet një pengesë e pakapërcyeshme për të – pasi ai gjithmonë luante te Ajax sepse ata e konsideronin atë të domosdoshëm.

Ish-trajneri i Juventusitm Fabio Capello ka thënë për të: “Ata thonë kështu (se ai ishte i sëmurë), por ne duhet t’i japim kohë për të kuptuar sistemin e ri dhe mentalitetin e ri”.

Edhe gjatë stërvitjeve në Continassa – qendra stërvitore e Juventusit – lojtarë yje si Gianluigi Buffon, Cristiano Ronaldo dhe Chiellini të gjithë e përkëdhelin De Ligtin për t’i treguar dhe për të bërë të ndjehet si pjesë e rëndësishme e projektit të Juventusit.

Por lojtari dëshiron të jetë një nga kryesorët sa më shpejt të jetë e mundur – ai dëshiron të luajë në ndeshjen tjetër – një udhëtim i vështirë me Romën, të cilët janë të katërtit në Serie A.

Por kthimi eventual i Chiellini nga dëmtimi, i planifikuar për në shkurt, mund të komplikojë edhe më tej planet e De Ligt për të qenë një yll i skuadrës së parë.

Sarri mund të preferojë Chiellinin së bashku me Bonuccin, kështu që për De Ligt mund të vijë një kohë, ku do të kalojë edhe më shumë kohë në bankë.

Barcelona vazhdon të ketë vëmendje rreth situatës së tij, dhe kur të vijë fundi i sezonit, ata nuk e kanë përjashtuar mundësinë që të hyjnë përsëri në bisedime për të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori