LAJMI I FUNDIT:

Matthew Perry kishte pranuar se hoqi dorë nga droga për shkak të frikës nga vdekja

Matthew Perry kishte pranuar se hoqi dorë nga droga për shkak të frikës nga vdekja

Matthew Perry, i cili vdiq tragjikisht në moshën 54-vjeçare, njëherë kishte zbuluar frikën e tij nga vdekja pas betejës së tij shumëvjeçare me varësinë nga droga.

Gjatë një interviste të vitit 2002, Perry i tha New York Times: “Nuk u largova nga droga sepse më pëlqente. E bëra sepse isha i shqetësuar se do të vdisja të nesërmen”.


Ylli i “Friends” thuhet se u gjet në xhakuzi nga asistentja e tij të shtunën. Në vendngjarje nuk u gjet asnjë drogë.

Foto: Getty Images

Para vdekjes së tij, Perry ishte i hapur për betejat e tij të vazhdueshme me drogën dhe alkoolin.

Aktori u bë i varur nga Vicodin, pasi një herë pranoi se po merrte 55 pilula në ditë, pas një aksidenti me ski në vitin 1997. Menjëherë pas kësaj, ai hyri për herë të parë në rehabilitim.

Në vitin 2001, ylli i “Whole Nine Yards” kishte arritur në fund dhe kishte hyrë në rehabilitim për dy muaj e gjysmë.

“Gjithçka është e qartë për një pjesë të sekondës”, i tha ai Times në 2002.

“E kuptova se duhet të shpëtoj veten. Mora në telefon dhe thirra njerëzit që ishin të gatshëm të më ndihmonin”, kishte dekaruar ai.

Foto: Getty Images

Ai gjithashtu i tha People në atë kohë se ishte e frikshme dhe se nuk donte të vdiste, duke shtuar se ishte “mirënjohës” që u bë keq, kështu që mund të punonte më shumë për t’u përmirësuar.

Në vitin 2022, ndërsa promovonte librin e tij të kujtimeve, “Friends, Lovers and the Big Terrible Thing”, ylli i “Studio 60 on the Sunset Strip” zbuloi se shpenzoi gati 10 milionë dollarë duke u përpjekur të largohej nga droga dhe alkooli gjatë viteve.

Ndërroi jetë ylli i serialit ‘Friends’, Matthew Perry, i njohur si Chandler Bing
Lexo po ashtu Ndërroi jetë ylli i serialit ‘Friends’, Matthew Perry, i njohur si Chandler Bing

Ai gjithashtu u shtrua në spital kur ishte 49 vjeç pasi zorra e trashë i shpërtheu nga mbipërdorimi i opioideve.

“Mjekët i thanë familjes sime se kisha 2 për qind mundësi për të jetuar”, tha Perry për People.

Foto: NBC

“Më vunë në një gjë të quajtur një makinë ECMO, e cila bën të gjithë frymëmarrjen për zemrën dhe mushkëritë tuaja. Dhe kjo quhet Hail Mary. Askush nuk i mbijeton asaj”, kishte deklaruar ylli.

Perry u pa për herë të fundit gjashtë ditë para vdekjes së tij jashtë me një mik në Los Angeles. Aktori dukej i relaksuar dhe i lumtur gjatë daljes së tij të fundit publike.

Miqtë dhe të famshmit i kanë bërë homazhe aktorit të ndjerë në rrjetet sociale që kur u publikuan lajmet për vdekjen e tij.

Por aktorët e kastit të “Friends”, duke përfshirë Jennifer Aniston, Courteney Cox dhe Lisa Kudrow, nuk kanë dhënë ende deklarata. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Anita Haradinaj tregon se si duket para dhe pas makijazhit

Anita Haradinaj tregon se si duket para dhe pas makijazhit

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori