LAJMI I FUNDIT:

Matthew McConaughey është favorit për postin e guvernatorit të Teksasit

Matthew McConaughey është favorit për postin e guvernatorit të Teksasit
(Foto: Instagram/officiallymcconaughey/UT/DMN)

Sipas një sondazhi të ri, aktori Matthew McConaughey mund të mposhtë qoftë republikanin aktual, Greg Abbott, qoftë kandidatin demokrat, Beto O’Rourke, në një garë ballë për ballë për zyrën e guvernatorit të Teksasit.

Sondazhi nga Universiteti i Teksasit dhe Dallas Morning News zbuloi se ylli hollivudian do të fitonte në balotazh ndaj cilitdo prej dy kandidatëve tjerë, derisa në një garë treshe i pari do të dilte guvernatori i tanishëm.

McConaughey, i cili jeton në Austin, ka njoftuar lidhur me kandidimin e tij për guvernator për muaj të tërë, por nuk ka thënë nëse do ta bënte si republikan, demokrat apo me një parti të tretë.

52-vjeçari i mban pikëpamjet e tij politike për vete, mirëpo deklarimet e mëparshme sugjerojnë se ai është i moderuar deri në prirje konservatore.

Si do të dukej balotazhi mes McConaughey dhe kundërkandidatëve (Foto: UT/Dallas Morning News)

Në sondazhin e ri, të anketuarit janë pyetur për një garë hipotetike midis Abbott dhe McConaughey dhe ata e kanë preferuar aktorin me 43 për qind ndaj 35 për qind për guvernatorin aktual, derisa pjesa tjetër thanë se nuk ishin të sigurt.

Të pyetur për një garë ndërmjet McConaughey dhe O’Rourke (i cili së fundmi njoftoi për synimin e tij për të kandiduar në vitin e ardhshëm), fituesi i Oskarit mbizotëroi me 49 për qind ndaj 27 për qind (pjesa tjetër nuk ishin të vendosur).

(Foto: Instagram/officiallymcconaughey)

Megjithatë, në një garë trepalëshe (me të gjithë kandidatët në garë), të anketuarit preferuan të parin Abbottin, i cili mori 37 për qind mbështetje, ndaj 27 për qind për McConaughey dhe 27 për qind për O’Rourke.

Të pyetur nëse duan që aktori të kandidonte për guvernator, 40 për qind thanë ‘PO’, 33 për qind kundërshtuan, derisa pjesa tjetër thanë se nuk kishte rëndësi për ta. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës -

Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës - "Çika e boksierit" flet për muzikën, personalen dhe përkushtimin ndaj fesë

Butrint Avdyli
Kalo në kategori