Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi së bashku me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati sot kanë nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi për realizimin e Projektit “Ndërtimi i ujësjellësit -Kamenicë , rruga për Tugjec ”, i cili ka vlerën prej 80 mijë euro dhe që financohet nga MMPH-ja.
Në ceremonisë e nënshkrimit, u.d ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi tha se qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i kushteve të jetesës për qytetarët e Komunës së Kamenicës.
“Përmes një angazhimi të përbashkët në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e Kamenicës, ne po investojmë në projektin që ka të bëjë me rregullimin e rrjetit të ujësjellësit, trotuarit dhe ndriçimit në vlerë prej 80 mijë euro”, tha Matoshi.
U.d ministri i MMPH-së, Matoshi tha se shpreson që ky projekt të përfundoj në fund të këtij viti. “Shpresoj dhe jemi thellë të bindur që Komuna e Kamenicës do ta implementoj me përgjegjësi shumë të lartë këtë projekt. Besoj që në fund të vitit ky projekt do të jetë në shërbim të qytetarëve të vendit”, u shpreh Matoshi.
Ai tregoi se MMPH-ja ka në proces të realizimit për vitin 2018 edhe projektin për “Rregullimin e ambientit dhe rekreacionit në Kamenicë” në vlerë prej 240 mijë euro ndërsa premtoi se në buxhetin e vitit 2019 të ketë projekte edhe për trajtimin e ujërave të zeza në komunën e Kamenicës.
“Për herë të parë kemi paraparë të ndajmë fonde nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për hartimin e projektit kryesor të Hidrosistemit Kik-Kremenatë ku do të përfshihet edhe Komuna e Kamenicës”, u shpreh Fatmir Matoshi.
Ndërsa kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati falënderoi Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë për këtë projekt të cilin e vlerësoi të domosdoshëm për banorët e Kamenicës.
“Komuna e Kamenicës është komuna më e varfër sa i përket ujërave në Kosovë dhe ka nevojë shumë të investohet si në çështjen e ujëmbledhësve ashtu edhe çështjen e rrjetit. Është një projekt shumë domethënës për ne dhe falënderoj u.d ministrin Fatmir Matoshi që qysh ditët e para e iniciuam këtë marrëveshje mirëkuptimi”, deklaroi në fund Kastrati. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Drejtori i Doganës së Kosovës në takim me drejtorët e përgjithshëm të doganave të Evropës
Osmani: Programi Kompakt, simbol i mbështetjes së SHBA-së për Kosovën
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri