LAJMI I FUNDIT:

Matoshi: PDK më shumë ka gjasa t’i bëjë ofertë VV-së, sesa LDK-së

Matoshi: PDK më shumë ka gjasa t’i bëjë ofertë VV-së, sesa LDK-së

Analisti politik, Halil Matoshi ka vazhduar me thumbime ndaj Lëvizjes Vetëvendosje. Ai në emisionin Click në RTV 21 Lëvizjen Vetëvendosje e ka quajtur performancë të PDK-së.

Sipas tij, PDK e ka votuar edhe Shpend Ahmetin në Prishtinë, çka ka bërë që Kryeqytetin ta fitojë Vetëvendosja.


Ai ka shtuar se Hashim Thaçi është pragmatik dhe ka gjasa që t’i bëjë ofertë partisë së drejtuar nga ana e Visar Ymerit.

“Kur të stabilizohet PDK-ja, më shumë ka gjasa t’i bëjë ofertë VV-së sesa LDK-së”, tha ai.

Matoshi thotë se me anulimin e protestës së paralajmëruar për 26 mars liderët e opozitës kanë humbur shumë në imazhin publik, derisa sipas tij kanë dalë në shesh edhe mosmarrëveshjet mes tyre.

“Atë ditë me anulimin e protestës liderët e partive politike opozitare kanë humb shumë në imazhin e tyre publik”, tha Matoshi.

Por ai nuk e përjashton mundësinë që në këtë vendim të partive opozitare të ketë ndërhyrë edhe pushteti. Thotë se liderit të AAK-së mund t’i jenë ofruar poste qeveritare.

“E shoh edhe si mundësi që interferimi i pushtetit ta ketë çu punën deri aty sa ndoshta Haradinaj të bënte ndonjë pazar për kyçje ose pjesëmarrje në Qeverinë e Kosovës’, tha Matoshi.