LAJMI I FUNDIT:

Matoshi mallkon kryeministrin shqiptar: Rama, vafsh në ferr

Matoshi mallkon kryeministrin shqiptar: Rama, vafsh në ferr

Këshilltari politik i Ramush Haradinajt, Halil Matoshi, ka reaguar ashpër rreth takimit të fundit në Tiranë të organizuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama, në kuadër të projektit për Mini Shengeni ballanik, të cilin po e bojkoton Kosova, e ku po marrin pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

I irrituar me këtë iniciativë dhe organizimin e samitit në Tiranë, Matoshi në një postim të gjatë në Facebook i ka numëruar krimet e shtetit serb të kryera gjatë luftës në Kosovës kundër civilëve të pafajshëm.


Matoshi gjithashtu ka kujtuar edhe faktin  gjatë luftës në Kosovë ishte marr peng dhe ishte dërguar në një burg të Serbisë.

Ai ka kritikuar edhe dy ministrat kosovar në Qeverinë Rama, Gent Cakaj e Besa Shahini, duke i cilësuar si servil.

Postimi i plotë i Matoshit:

“Rama, vafsh n’ferr!

Gjatë luftës në Kosovë, jam marrë peng lufte dhe kam qenë i mbajtun për nji vit në Kampet serbe të Përqëndrimit, në Kosovë (Lipjan) dhe Serbi (Zabela, Požarevac), pra në hapësira biopilitike, ku pushon e drejta burgore dhe si viktimë, fotografia e Kryeministrit serb Vučić në Durrës tej ‘vuen i mërzitun’ për sh’pitë e rrënueme nga tërmeti, më shkakton jo vetëm neveri por edhe zemrim.

Zotni Edi Ramës dhe ministrave të tij servilë, kosovarëve Besa Shahini e Gent Caka due me u rikujtu disa fakte:

Sipas të dhânave zyrtare në Kosovë ka mbi 130 mijë shtëpi të rrënueme e djeguna me temel, 11 mijë civilë të vramë dhe të masakruem, mbi 20 mijë vajza e gra të dhunueme e kësaj shifre duhet shtue edhe të zhdukunit, rreth 1300 nga ta ende nuk e kanë nji varr me u prehë në qetësi. Serbia, në kohën kur Aleksandar Vučić ishte ministër i propagandës, ka dëbuar nga shtëpitë e tyne, jashtë Kosove, me trenat e vdekjes 800 mijë veta dhe për këtë, askush nga ‘vladar-ët’ e Beogradi nuk ka kërku falje si satisfaksion moral për viktimat, për më zi, vet miku i Kryeministrit shqiptar Rama, Vučić, vetëm pak ditë para se të shprehte keqardhjen e tij për shtëpitë e dâmtueme nfa tërmeti në Durrës e rrethinë, mohoi masakrën botnisht të dokumentume të Reçakut!?

Vučić âsht bashkpjesëmarrës në Holokaustin kosovar dhe Kosova ka me e mbajtë përgjegjës atë përjetësisht.

Rama i përgjigjet trupit politik shqiptar dhe jo Kosovës, por ai për viktimat, nji ndër ta edhe unë, do të vlejë si kafshues shpirtnash dhe nuk e ka të drejtën me folë as për Kosovën e leje mâ në emën të saj!?

Pra, Rama kujdes, larg duert nga Kosova!?”, ka shkruar Matoshi. /Telegrafi/

Sot në Tiranë po mbahet takimi i tretë i vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të diskutojnë projektin e Mini Shengenit ballkanik.

Rama sërish me mesazh për Kosovën: Refuzimi i Mini Shengenit po ju dëmton
Lexo po ashtu Rama sërish me mesazh për Kosovën: Refuzimi i Mini Shengenit po ju dëmton

Në këtë takim në Tiranë po marrin pjesë liderët e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, ndërsa mungon Kosova e ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në këtë takim.

Ndërsa, kryeministri shqiptar Edi Rama, në një konferencë shtypi ka polemizuar me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinajn, duke e quajtur këtë të fundir gënjeshtar.

Rama e quan Haradinajn gënjeshtar
Lexo po ashtu Rama e quan Haradinajn gënjeshtar

Reagimi i  Ramës erdhi pas komentimeve të sotme të kryeministrit në detyrë të Kosovës rreth deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se “nëse kryeministri Haradinaj do të dëgjonte presidentin francez Emmanuel Macron për të hequr taksën tash Kosova do të kishte liberalizim të vizave”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori