LAJMI I FUNDIT:

Matoshi e quan Lutfi Hazirin ideator të cenimit të Kosovës së 17 shkurtit

Matoshi e quan Lutfi Hazirin ideator të cenimit të Kosovës së 17 shkurtit

Halil Matoshi, i cili është Këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, i cili tha se Qeveria e Kosovës do të bie së bashku me taksën e vendosur ndaj produkteve serbe.

Përmes një shkrimi në Facebook, Matoshi ka thënë se, “Qeveria mundet me ra në demokraci kurdo që mocioni përkrahet nga 61 vota në Kuvend”.

“Qeveria mundet me ra në demokraci kurdo që mocioni përkrahet nga 61 vota në Kuvend, por vallë taksa ndaj produkteve të Serbisë pse iu ka pikë Lutës që të hiqet? Sepse, po e parandalon ndarjen e Kosovës, sipas hartave të tij turbofolk mentale”, thotë këshilltari i Haradinajt.

Ai poashtu ka shkruar se, Lutfi Haziri, është një nga ideatorët e cenimit të Kosovës së 17 shkurtit, duke e quajtur edhe këshilltar të Thaçit.

“Lutfi Haziri është një nga këshilltarët e Presidentit Thaçi në këtë çështje, në turrin antikushtetues, për hapjen e çështjes së sovranitetit dhe integritetit territorial, të Republikës së Kosovës, në raport me Serbinë, për çka estabilishmenti serb u angazhu plot 11 vjet”, thekson Matoshi.

Më tej thotë se, Haziri e ka nxit Thaçin, rreth korrigjimit të kufijve.

“Serbia bashkë me Sputnik-un, me mjete politike dhe shumë para plot 11 vjet ndërtoi pozicionin e vet, se qysh t’i nxisë shqiptarët e Kosovës që mos t’i besojnë pavarësisë së shpallur më 17 shkurt dhe të konfirmuar nga GjND – pra t’i shtyjë që vet ata ta hapin 17 shkurtin!?

Qe eventualisht të shpërbëhet entiteti juridik-politik i quajtur shteti kosovar, në emër te do farë zgjidhjeve jonormative e kreative, që në thelb, e bëjnë Beogradin t’i fërkojë duart.

Luta, siç i thonë votuesit e tij, e ka çmistue ‘Shefin’, siç i thotë ai Presidentit, për korrigjimin e kufirit dhe do të mbetët si një ndër rrënuesit në tentativë të Kosovës së 17 shkurtit.

Ai paguhet nga taksat tona për një post kushtetues dhe retorika e tij bie ndesh me atë Kushtetutë!?

Një ditë, dikush duhet me mbajt përgjegjësi politike e historike, por edhe penale për ndërmarrje antikushtetuese (Neni 1; 1.2 dhe 1.3.)”, ka shkruar në fund Matoshi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori