LAJMI I FUNDIT:

Matip kalon Liverpoolin në epërsi ndaj Arsenalit

Matip kalon Liverpoolin në epërsi ndaj Arsenalit

Liverpooli ka shënuar golin e parë në ndeshjen derbi të javës së tretë në Ligën Premier ndaj Arsenalit.

Është mbrojtësi kamerunas, Joel Matip, i cili ka shënuar për epërsinë 1-0 të Reds.


Matip ka arritur të kërcejë më së larti në një goditje këndore në minutën e 41-të dhe të shënoj me kokë.

Goli i Matipit erdhi pas asistimit të Trent-Alexander Arnold. /Telegrafi/