LAJMI I FUNDIT:

Martesa zgjati vetëm dy orë, sepse nusja theu marrëveshjen e çuditshme

Martesa zgjati vetëm dy orë, sepse nusja theu marrëveshjen e çuditshme

Mbase mund të mos jetë martesa më e shkurtër në histori, por është arsyeja e ndarjes mes këtij çifti, që e bën atë komike.

Bëhet fjalë për një çift në Arabinë Saudite, e cili kishte vendosur që të martohej, por me kushtin që asnjëri prej tyre të mos përdorte rrjetet sociale. Por gruaja nuk kishte rezistuar, kishte hedhur një foto në Snapchat.


Sipas të së përditshmes saudite ‘Okaz’, përcjell javanews.al, marrëveshja mes çiftit ishte nënshkruar paraprakisht.

“Ka pasur një marrëveshje mes motrës time dhe të fejuarit të saj se nuk do të përdorin aplikacionet e mediave sociale si Snapchat, Instagram ose Twitter, për të postuar ose dërguar dikujt foto. Për fat të keq, motra ime nuk e respektoi marrëveshjen, duke bërë që dhëndri të marrë një vendim tronditës, divorcin.”, mësohet të jetë shprehur vëllai i nuses.