LAJMI I FUNDIT:

Marshim në Shkup për 8 marsin

Marshim në Shkup për 8 marsin

Platforma për barazi gjinore dhe veprimtaret për të drejtat e grave, me rastin e 8 marsit, do të organizojnë një marshim për të drejtat e grave.

Marshimi do të fillojë nga “Parku i gruas”, përmes sheshit “Maqedonia”, Urës së gurit, dhe do të përfundojë në sheshin “Filipi i II-të, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Me këtë veprim synohet të dërgohet mesazhi se barazia gjinore është faktor i rëndësishëm drejt arritjes së një shoqërie demokratike dhe të barabartë.

Në marshim janë ftuar të marrin pjesë gazetarë, përfaqësues të institucioneve shtetërore, komuna, komisione, OJQ, deputetë e përfaqësues diplomatik./Telegrafi/