LAJMI I FUNDIT:

Marria e organizatorëve, ‘Rio 2016’ fillon me incidente qesharake (Video)

Marria e organizatorëve, ‘Rio 2016’ fillon me incidente qesharake (Video)

Një portë të stadiumit Maracana, vendin pritës të Olimpiadës Rio, janë  detyruar të hapin me dara, pasi organizatorët thuhet se kanë humbur çelësin.

Julia Carneiro, një gazetare e BBC-së në Rio de Janeiro, ka kapur incidentin jashtë stadiumit në video, para ndeshjes së futbollit të femrave të së mërkurës në mes të Suedisë dhe Afrikës së Jugut.


Dy burra të përshkruar si ‘zjarrfikës’ janë parë duke përdorur një palë dara hapëse  për të thyer drynin dhe për të hapur portën.

“Çfarë fillimi! # Rio2016 nis me humbjen e çelësit dhe zjarrfikësit detyrohen të hapin me forcë derën e bllokuar për portën lindore të stadiumit olimpik #oops”, ka shkruar Carneiro në profilin e saj, transmeton Telegrafi.

Rekord shqiptarësh në ‘Rio 2016’, mësoni kur do të garojnë ata
Lexo po ashtu Rekord shqiptarësh në ‘Rio 2016’, mësoni kur do të garojnë ata

Në një cicërimë të dërguar një orë më parë, Carneiro pohoi se spektatorët u detyruan të presin në radhë deri në dy orë para se t’i çojnë në një tjetër hyrje.

Incidenti, që vjen vetëm dy ditë përpara ceremonisë së hapjes, do të të vë në siklet organizatorët olimpik në kohën e mbikëqyrjes së madhe.

Më parë këtë javë, u zbulua se disa prej 1,400 atletëve ujor ishin në rrezik për t’u tu sëmurë për shkak të niveleve të larta të ndotjes në ujërat e Rios.

Gjithashtu, 1.3 milionë bileta për Lojërat Olimpike mbeten të pa-shitura, me kërkesën më të ulët se në Lojërat e mëparshme të verës, edhe pse rreth 500,000 mijë nga këto bileta janë për ndeshjet e futbollit që luhen jashtë Rios. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Ndërkombëtare
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Xhudo
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori