LAJMI I FUNDIT:

Çështja e targave, Lajçak: U takon kryenegociatorëve të arrijnë marrëveshje përfundimtare

Çështja e targave, Lajçak: U takon kryenegociatorëve të arrijnë marrëveshje përfundimtare

Ekspertët nga Kosova dhe Serbia të mërkurën janë takuar për herë të fundit në cilësinë e grupeve punuese për targat para afatit të fundit më 21 prill.

Takimin e ka bërë të ditur përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.


Përmes një shkrimi në Twitter, ai tha se tani iu takon palës kosovare dhe serbe të gjejnë një marrëveshje gjatë bisedimeve.

“Me punën e tyre ata përgatitën diskutimet e kryenegociatorëve që do të mbahen nesër (e enjte). Tani i takon kryenegociatorëve të gjejnë një marrëveshje gjatë bisedimeve të tyre”, shkroi Lajçak.

Lajçak takohet me Vuçiqin: Biseduam për dialogun, përfshirë takimin e nivelit të lartë
Lexo po ashtu Lajçak takohet me Vuçiqin: Biseduam për dialogun, përfshirë takimin e nivelit të lartë

Takimi i së enjtes ka për qëllim analizimin e propozimeve të grupeve punuese dhe nëse palët merren vesh, të arrijnë një zgjidhje të pranueshme për Kosovën dhe Serbinë.

Me marrëveshjen e përkohshme, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që automjetet e dy vendeve, gjatë qarkullimit në territoret e njëra-tjetrës, t’i mbulojnë me letra të bardha ngjitëse simbolet shtetërore në targa.

Ndërkaq, Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje palëve që të arrijnë kompromis për çështjen e targave./Telegrafi/