LAJMI I FUNDIT:

Lajçak takohet me Vuçiqin: Biseduam për dialogun, përfshirë takimin e nivelit të lartë

Lajçak takohet me Vuçiqin: Biseduam për dialogun, përfshirë takimin e nivelit të lartë

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar sot presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin ka biseduar për një takim të radhës në Bruksel të nivelit të lartë në dialog.

Pas takimit në Beograd Lajçak ka shkruar në Twitter se me Vuçiqin kanë biseduar për rrugën para në dialog.


“Sot në Beograd pata një diskutim me presidentin Aleksandar Vuçiq, për çështjet aktualisht në agjendë dhe për rrugën para në dialog, përfshirë takimin e radhës të nivelit më të lartë”, ka shkruar Lajçak në Twitter, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, sot në Bruksel, pritet të mbahet takimi i grupeve punuese për targat nga Prishtina, Beogradi dhe Brukseli, ndërsa të enjten pritet një takim i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka konfirmuar të martën se rundet e reja të bisedimeve “do të zhvillohen më 20 dhe 21 prill në Bruksel”, para se të skadojë afati i marrëveshjes për targat.

“BE-ja i ka ndihmuar të dyja delegacionet për t’i identifikuar zgjidhjet, por është në përgjegjësi të palëve që të pajtohen për një zgjidhje. Ne presim nga to që të ketë progres deri më 21 prill”, tha Stano.

Grupet punuese për targat janë ngritur pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për aplikimin e masës së reciprocitetit për targat.

Një zgjidhje është paralajmëruar të ndodhë në tremujorin e parë të këtij viti.

Ndryshe, në shtator të vitit të kaluar pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjakë që lidhin Kosovën me Serbinë, për trembëdhjetë ditë qëndruan të bllokuara pasi Qeveria e Kosovës vendosi reciprocitet për targat e veturave nga Serbia.

Pas më shumë se 13 ditë bllokade këto dy pika kufitare u liruan më 4 tetor, pas marrëveshjes së arritur në Bruksel në mes palës kosovare dhe asaj serbe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori