LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja për emigrantët më Italinë, reagon Berisha: E pavlefshme

Marrëveshja për emigrantët më Italinë, reagon Berisha: E pavlefshme

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se firma e kryeministrit Edi Rama për marrëveshjen me Italinë, për kthimin e emigrantëve të huaj në Shqipëri, është e pavlefshme.

Komentet Berisha i bëri gjatë një deklarate për mediat, ku iu drejtua kryeministres italiane, Giorgia Meloni, duke thënë se Rama është nën hetim ndërkombëtar për çështjen McGonigal dhe asnjë vendim i tij nuk mund të merret parasysh.


Ai foli edhe për situatën e ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku deputetët e opozitës u futën nga ditarja për në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Sipas Berishës, Rama detyroi Lindita Nikollën të mbyllë dyert e Parlamentit me gardistë, por shtoi se protesta e deputetëve të opozitës nuk do të ndalet.

“Asgjë nuk do mund të ndalë protestën e deputetëve të opozitës në mbrojtje gjer në sakrificat më të mëdha në mbrojtje të të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë që i kanë votuar.

Akti më i turpshëm në historinë e një parlamenti, kur Edi Rama urdhëroi Lindën e parlamentit të mbyllë me gardistë në kundërshtim flagrant me ligjin dhe Kushtetutën, të mbyllë me dry, dyert e parlamentit në të cilin ata janë anëtarë dhe nga i cili ata kanë imunitetin e tyre.

Këto akte tregojnë degradimin ekstrem të një regjimi, që ka për ligj, ligjet e drogës, kodet e drogës, krimit, vjedhjes dhe korrupsionit.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo betejë është betejë me të keqen më të madhe të historisë sonë kombëtare pas Enver Hoxhës.

Marrëveshja për emigrantët, Rama: Gjest vëllazërie, i kthejmë borxhin Italisë
Lexo po ashtu Marrëveshja për emigrantët, Rama: Gjest vëllazërie, i kthejmë borxhin Italisë

Edi Rama bllokon komisionet hetimore parlamentare, sepse e di se ata do nxjerrin para shqiptarëve të gjithë vjedhjet, të gjithë plaçkitjet, të gjithë përvetësimet që ai ka bërë me sojin e tij, pasurive publike, fondeve publike.

Do nxjerrin se si për interesat e tij dhe të klaneve të tij kriminale, porti mijëravjeçar i Durrësit poërfundon në hiç, vetëm që ky me klanet e tij në Dubai dhe kudo që i ka, të ndërtojë mbi 12 mijë apartamente, të përvetësojë 1.2 milionë metër katror truall publik.

Edi Rama nuk mund të përfundojë komision hetimor parlamentar sepse del firmëtar kryesor në aferën, vjedhjen e shekullit, qëjanë djegësat, dhe veçanërisht djegësi i Tiranës.

Ai nuk mund të pranojë hetimin e tij sepse del i implikuar, aksioner me Pëllumb Gjokat, Gjergj Lucat dhe shumë të tjerë që janë prejardhje krimi dhe droge.

Nuk mund të pranojë komisionin hetimor parlamentar, sepse del se duke shkelur ligje, kushtetutë dhe konventë evropiane, kërkon të emërojë në Himarë, përfaqësuesin e mafies së rrezikshme të trojeve himarjote, dhe kjo vetëm për interesa të tij, të vëllait të tij, të ministrave të tij.

Unë pyes çdo qytetar, sa vlen hetimi i një bashkiaku diku, apo i një zyrtari tjetër, në krahasim me kryepeshkaqenin e krimit dhe vjedhjeve në Shqipëri, Edi Rama.

Jo, nuk ka vlerë.

Ndaj dhe ne me guxim të palëkundur, nuk lëshojmë gjersa Edi Rama t’i nënshtrohet hetimit parlamentar. Jo vetëm ai, por të gjithë ish-kryeministrat, të gjithë ish-zyrtarët e lartë dhe ata që janë sot.

Por natyrisht, e keqja e të keqes është Edi Rama.

Duke shprehur respektin tim për kryeministren e Italisë, më duhet t’i them se firma e Ramës në atë marrëveshje është e pavlefshme, pasi Rama është kryeministër nën hetim ndërkombëtar dhe është i gatshëm për të firmosur çdo gjë për të shpëtuar veten.

Rama është fajtor njësoj sa McGonigal dhe çdo firmë e tij nuk ka vlerë. Së dyti Shqipëria ka me Italinë një marrëveshje, ku ne me vendin mik ramë dakord, që çdo emigrant të kthehet në Shqipëri për të kaluar më pas nga vendin nga vjen. Por Rama atë vendim e ka marrë në kurrizin e skllevërve njerëzorë. Ne njohim marrëveshjen që kemi të firmosur me Italinë, për të kthyer në Shqipëri ata emigrant që kalojnë në Shqipëria për në Itali. Rama nuk ka asnjë autoritet moral dhe ligjor, të firmosë në emër të Shqipërisë.

Deputeti Agron Shehaj është një deputet që ka qëndrimin e tij. I kam thënë në mënyrën më miqësore që ke contribute të pamohueshme dhe kontributet e tua më shumë se këtu nuk marrin peshë.

Garda ka bërë një gabim shumë të madh dje. Unë kam respect shumë të madh për ta, por pengimi i deputetëve për t’u future në Parlament është një gabim anti-ligjor. Nuk ndodh në botë që të mos i lejojnë deputetët të hyjnë në sallën e grupit. Është një skemë që do shkruhet në muret e kohës për Ramën dhe Lindën e tij”, është shprehur Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori