LAJMI I FUNDIT:

“Marrëveshja e Ohrit e mangët e pa njohje në qendër”, “produkt i negocimit dhe qasjes së kryeministrit Kurti” – gjithçka nga intervista me nënkryetaren e PDK-së

“Marrëveshja e Ohrit e mangët e pa njohje në qendër”, “produkt i negocimit dhe qasjes së kryeministrit Kurti” – gjithçka nga intervista me nënkryetaren e PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës sërish ka dhënë kritikat e saj lidhur me Marrëveshjen e Ohrit, gjersa theksojnë se kjo marrëveshje ka dykuptimësi dhe është vështirë të ecet përpara në rrugëtimin evropian pa zotime të qarta nga pesëshja mosnjohëse.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku në një intervistë për “Përballje” në Telegrafi me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka treguar arsyet pse partia që ajo i takon po e kundërshton një marrëveshje të tillë, gjersa e sheh të mangët marrëveshjen apo dakordimin mes Kosovës dhe Serbisë në takimet që zhvilluan palët në Bruksel dhe Ohër.


“Dialogu i tillë çfarë është sot me ndërmjetësimin e BE-së ka filluar në kohën kur PDK ka udhëhequr Qeverinë e Kosovës. Kundërshtimi ynë me marrëveshjen nuk ndërlidhet me zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara më herët, ne jemi të shqetësuar me atë se çfarë i mungon kësaj marrëveshje. Ne nuk mund të sillemi në vitin 2023 dhe të llogaritemi të përmbushur në këtë vit duke ricikluar dhe duke rinoterizuar marrëveshjet e bëra një dekadë më herët”, u shpreh Çitaku.

Çitaku shtoi se kjo marrëveshje nuk e ka në qendër njohjen reciproke.

“Fillimisht s’mund ta quajmë as marrëveshje sepse nuk ka nënshkrim, ka një dakordim. Pikë së pari nuk është finale as gjithëpërfshirëse dhe i mungon njohja reciproke në qendër. Kjo marrëveshje ky tekst karakterizohet nga ajo që në diplomaci quhet dykuptimësi konstruktive, e cila është e dobishme për të ndalë luftërat, por për të ndërtuar paqe të qëndrueshme marrëveshja duhet të ketë qartësi”, u shpreh nënkryetarja e PDK-së.

Kritikat e PDK-së ndaj propozimit të BE-së, Çitaku: Rezultat i qasjes së papërgjegjshme dhe aventureske të kryeministrit Kurti
Lexo po ashtu Kritikat e PDK-së ndaj propozimit të BE-së, Çitaku: Rezultat i qasjes së papërgjegjshme dhe aventureske të kryeministrit Kurti

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, më tej shtoi se ne nuk mund të presim që aleatët dhe miqtë tanë të jenë më këmbëngulës, më serioz dhe më ambicioz në çështjen e marrëveshjes dhe dialogut sesa jemi ne.

Gjatë intervistës në Telegrafi, Çitaku kritikoi kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij në procesin e dialogut, duke thënë se kjo marrëveshje apo dakordim është rezultat i qasjes së tij arrogante.

“Kjo marrëveshje e tillë çfarë është nuk ka pikur nga qielli, është produkt i negocimit dhe qasjes së kryeministrit Kurti në dialog tash e dy vite. Ju kujtoj këtu kohën kur kryeministri thoshte se dialogu nuk është prioritet fare, ose prioriteti i 7 apo 12. Në vend që dialogu të trajtohej seriozisht dhe kryeministri të shkoj me ofertën e vetë tek aleatët tanë, kryeministri zgjodhi që të hap “front” për targat. Unë kam qenë në SHBA në nëntor të vitit të kaluar na ka marrë shumë energji për me sqaruar pozicionin e Kosovës për targat, sepse është e pakuptimtë për dikë që të bëhen thirrje për luftë për një gjë të tillë, në ndërkohë që ajo çfarë do të duhej të bënte kryeministri ishte të trokas në Washington, Paris, Berlin, Bruksel, Romë e Londër dhe me aleatët të dakordojë një marrëveshje më të mirë…”, tha Çitaku.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku gjatë intervistës në “Përballje” / Foto: Ridvan Slivova

Ajo theksoi se fatkeqësia është që ne do të shpenzojmë dekada e vite në një proces dialogu, në ndërkohë që kemi pasur një kontekst të favorshëm për ta përmbyllur njëherë e përgjithmonë.

Nënkryetarja e PDK-së shtoi se ka shumë dilema dhe se nuk e dinë saktësisht çfarë ka negociuar Kurti.

“Kjo marrëveshje na pëlqeu apo jo do të jetë dokument për të cilin Kosova do të jap përgjegjësi dhe llogari pavarësisht se kush do të jetë në Qeveri. Do të doja që kjo marrëveshje të jetë më e mirë për shkak të gjeneratave të ardhshme. Frika jonë është legjitime ne kemi frikën se do të hyjmë në një cikël të pafund të dialogimit”, deklaroi ajo.

Çitaku: Pa njohjen e pesë vendeve të BE-së, ne mund të fillojmë ndonjë proces por ai nuk do të përfundojë asnjëherë
Lexo po ashtu Çitaku: Pa njohjen e pesë vendeve të BE-së, ne mund të fillojmë ndonjë proces por ai nuk do të përfundojë asnjëherë

Çitaku shtoi se problemi mes Kosovës dhe Serbisë nuk është i natyrës ekonomike e as tregtare, por problemi është rrënjësisht dhe thellësisht politik dhe vetëm një marrëveshje finale me njohjen reciproke në qendër do ta zgjidhte këtë problem.

Duke folur për qasjen e Serbisë dhe sjelljen e saj në procesin e dialogut, Çitaku tha se Serbia vazhdon të jetë e njëjta që nga konferenca e Rambujesë e deri më sot.

“Sjellja e Serbisë dhe qasja bipolare në politikën e jashtme, se ata vazhdimisht njërën këmbë e kanë mbajt në Bruksel e tjetrën në Moskë, nuk është pozicion i ri i Serbisë. BE-ja për një kohë të gjatë e kanë toleruar sjelljen destruktive të Serbisë në raport jo vetëm me Kosovën por me të gjitha vendet e rajonit”, tha Çitaku.

Nënkryetarja e PDK-së ka thënë se po të kishte njohje reciproke në marrëveshje, njohja e pesëshesh do të ishte më e lehtë.

“Pa njohjen e pesë vendeve të BE-së, ne mund të fillojmë ndonjë proces por ai nuk do të përfundojë asnjëherë. Kurti duhet të insistojë te aleatët, shpresoj ta ketë bërë deri më tani por nuk janë parë shenja, që të na njohin pesë vendet e Bashkimit Evropian. Anëtarësimi në OKB varet edhe nga Rusia e Kina, por njohja nga pesëshja e BE-së duhet të jetë një zotim që Bashkimi Evropian duhet të marrë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori